• |
ide | kryesore

DETAJE TE REJA/ Zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Itali (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një 44-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë mesditën e sotme në provincën e Novi Ligure të Alessandria në Itali. Emri i shqiptarit të plagosur nuk bëhet i ditur, por mediat italiane shkruajnë se ai qëllua me tre plumba pistolete nga një person në prani edhe të dëshmitarëve të tjerë pasi aty pranë ndodhet një shkollë.

Sipas të njëjtave burime, sapo kanë dëgjuar të shtëpant personat e pranishëm janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa një pensionist i është drejtuar autorit me fjalët: “Kush je ti? Si e ke emrin?” Përpara se të largohej ai i është afruar të moshuarit dhe e ka qëlluar 3 herë me shpullë duke i thënë: “Ky është emri im”.

I moshuari i është afruar të plagosurit dhe i ka dhënë ndihmën e parë ndërsa ka njoftuar edhe ambulancën. Gazetarëve u tha në vendin e ngjarjes se nga i plagosuri po dilte shumë gjak dhe ia lidhi këmbën me një rrip. Ai tha se kishte edhe një plagë në kokë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarei ndodhet në spitalin “San Giacomo”.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie dhe ekspertë ndërsa disa portale italiane shkruajnë se autori është ndaluar, por ende nuk ka të dhëna të sakta. Dyshohet se motiv i ngjarjes janë llogari të pa mbyllura. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *