Dy persona të maskuar grabitën para pak minutash një argjendari në bulevardin kryesor në Durrës.
Raportohet se në momentin e grabitjes, në dyqan ka qenë vetëm shitësja. Ajo është kërcënuar me armë. Pasi morën të gjitha bizhuteritë që ndodheshin në dyqan, dy hajdutët u larguan me shpejtësi në këmbë.
Mësohet se policia është vënë në ndjekie të tyre. Grupi hetimor po kontrollon kamerat e sigurisë. Ende nuk është inventari për të përcaktuar saktësisht se çfarë është grabitur, në argjendarinë në pronësi të Gj. Ngresit.