• |
ide | kryesore

Haradinaj pas takimit me Mogherinin: Liberalizimi i vizave për Kosovën çështje javësh

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të insistojë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Haradinaj u shpreh se Kosova ka shënuar procese të rëndësishme, madje sipas tij liberalizimi i vizave për kosovarët është çështje javësh.

“Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen europiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh”, – shkroi Haradinaj në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *