• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro

F1, Sport



Menjëherë pas eliminimit të Flamurtarit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ka dhënë dorëheqjen trajneri Shpëtim Duro. Vlonjatët u eliminuan nga Skënderbeu. Ndeshja e parë në Korçë ishte fituar nga vlonjatet 1-0, por në atë të kthimit në Vlorë, triumfuan korçarët 2-0.
“Me keqardhje marr një vendim të pakthyeshëm. Ishte mundësi e fundit për kthesë. Me keqardhje jam i mendimit se nuk do jem më trajner i Flamurtarit. Duke pasur parasysh ndeshjet e fundit por edhe eliminimin nga Kupa” – tha Duro për Supersport pas ndeshjes.
“Nuk mund ta përballoj dot këtë situatë. Do të ishte shumë mirë për të gjithë, të kishte një ndryshim. Më takon që ta mbaj personalisht përgjegjësinë. Kisha shumë dëshirë të vazhdoja projektin. Kisha marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Idrizi. Kisha mbështetjen e të gjithëve. Kemi qenë mirë në fillimin e sezonit, por në periudhën e janarit, nuk mora lojtarë që duhet të merrja. Këta lojtarë që erdhën nuk e rritën cilësinë e skuadrës” – thotë Duro.
“Nuk ka asnjë rrethanë dhe arsye. Skuadra rrëshqiti në fazën e tretë. Gjatë gjithë sezonit faktori i parë ka qenë arbitrimin. Në fazën e tretë kemi pasur mungesa. Ndërsa në fazën e tretë ka qenë përgjegjësia e jonë. Ky vendim nuk do i pëlqejë zotit Idrizi, por për të mirë të klubit është mirë që unë të largohem” – tha Duro. ©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *