• |
ide | kryesore

Momenti kur fansi i hidhet sipër Lana Del Ray (Video)

Paparazzi, Slider



Personazhet publikë janë më të rrezikuarit nga sulmet e personave të tjerë, qofshin këta edhe fansa. Nga dëshira e madhe që kanë për t`i takuar fansat ndonjëherë bëhen agresivë dhe pa dashur mund t`i dëmtojnë personazhet e tyre të preferuar. Të shumta janë këto raste dhe pjesë e një episodi të tillë ka qenë edhe këngëtarja e famshme Lana Del Rey.

Pas performancës së saj në koncert një fans është hedhur në ajër nga turma e publikut drejt këngëtares, kur ajo ishte duke u larguar nga skena. Në videon që po qarkullon në rrjet nuk duket qartë nëse Lana është lënduar nga ky sulm dhe fansat e saj të shqetësuar kanë pushtuar rrjetet sociale duke kërkuar të dinë nëse ajo është mirë. Përfaqësuesit e Lanës janë shprehur për MailOnline se ajo është mirë dhe se sigurimi u kujdes menjëherë për të dhe sigurinë e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *