• |
ide | kryesore

Një tjetër grimiere shqiptare spikatet nga Kim Kardashian

Paparazzi, Slider



Është një nga profesionistet e make up-it më të njohura në Kosovë! E preferuara e shumë VIP-ave, e personazheve të tjetër të njohur nga bota e biznesit, politikës, e showbiz-it, Sellma Kasumoviq është një emër i dashur për të gjithë.

Por, sot fama e saj i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë dhe Kosovës. Puna profesionale, dhe arti që shpalos në çdo lloj grimi që ajo aplikon tek klientet e saj, është pikasur nga Kim Kardashian, e cila vetëm pak kohë më parë ka lançuar linjën e saj të make up-it, KKW Beauty. Kështu, në profilin zyrtar në instagram të kësaj të fundit, Kim ka postuar edhe një foto nga realizimet e grimit të Sellmës, e cila siç duket në këtë make up ka përdorur produkte kozmetike nga linja e më të famshmes së familjes Kardashian.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *