• |
ide | kryesore

“One Direction” drejt ribashkimit?! (Foto)

Paparazzi, Slider
one-direction-tutti1.jpg



Grupi i famshëm i cili fitoi një famë ndërkombëtare duke fituar The X Factor, One Direction, është tashmë në pesë drejtime të ndryshme, por të gjithë pjesëmarrësit gjithmonë thonë se ndoshta një ditë ata do të ribashkohen.

Megjithatë, fansat e gjejnë shumë të vështirë te besojnë në një ribashkim të mundshëm për shkak se karrierat individuale të të gjithë djemëve janë duke shkëlqyer. Liam Payne, ish pjesëtar i One Direction, është gjithmonë lajmëtari pozitiv i grupit. “E dini, mendoj që një bashkim do të ndodhë në një të ardhme jo shumë të largët”, tha këngëtari i ‘Strip That Down’ për një intervistë me një media gjermane.

“Të gjithë kemi folur për këtë dhe të gjithë ëndërrojmë për një show sa më fantastik të jetë i mundshëm”, vazhdoi ai. “Duke qenë se të gjithë janë kaq shumë të suksesshëm veç e veç, është koha e duhur për të bërë një spektakël të tillë,” shpjegoi më pas.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *