• |
ide | kryesore

Patriarku rus Kirill në fund të prillit vizitë në Shqipëri, takim edhe me zyrtarë të lartë

Lajme, Të fundit



Patriarku i Rusisë, Kirill do të vizitojë në fund të muajit Shqipërinë, ku do të takohet me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Vizita do të zhvillohet nga data 28-30 Prill, ndërsa përveç Kryepeshkopit, Kirill do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, por edhe zyrtarë të tjerë, të lartë shtetërorë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë përgjegjësi i zyrës për shtyp të Patriarkatit të Moskës, Aleksander Volkov.

“Këtë herë ai do të vizitojë kishën martirike të Shqipërisë, e cila vuajti shumë në shekullin e 20 dhe praktikisht u shkatërrua”, thuhet në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodokse Ruse.

Gjithashtu, theksohet se Patriarku rus Kirill dhe ai shqiptar, Janullatos, kanë një miqësi gati 50-vjeçare, të cilën e kanë ruajtur dhe forcuar gjithnjë e më shumë.

Kjo nuk është hera e parë që Janullatos dhe Kirill takohen së bashku, por është vizita e parë zyrtare e Patriarkut rus në Shqipëri.



7 Comments

  1. Kjo eshte me e rende se te vinte edhe vete ministri i jashtem rus!
    Te shohim ke do te rroke ne qafe…

  2. Ky greku Janullatos, le ta ftoje kete rusin ne Rusi, pse duhet ta ftoje ketu? Ketu asnje nuk e do.Pse duhet te jepet ne mediat propagandistike ruse por edhe ato boterore, lajmi qe ky rusi vizitoi shqiperine, Ky ne fakt po viziton grekun Janullatos dhe jo shqiptaretm pra as ortodokset shqiptare te cilet nuk duan as njerin as tjetrin. T’i ndalohet hyrja urgjent ketij, dhe cdo anti-shqiptari tjeter ne bote

    1. Ky greku Janullatos, le ta ftoje kete rusin ne Greqi, pse duhet ta ftoje ketu? Ketu asnje nuk e do.Pse duhet te jepet ne mediat propagandistike ruse por edhe ato boterore, lajmi qe ky rusi vizitoi shqiperine, Ky ne fakt po viziton grekun Janullatos dhe jo shqiptaretm pra as ortodokset shqiptare te cilet nuk duan as njerin as tjetrin. T’i ndalohet hyrja urgjent ketij, dhe cdo anti-shqiptari tjeter ne bote

  3. Nuk shoh asnje gje te keqe per realizimin e kesaj vizite. mekete llogjike i bie qe cdo rusi qe vjen ne Shqiperi te mos lejohet te hyje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *