• |
ide | kryesore

Rama shmang lidhjen e “çështjes Tahiri” me hapjen e negociatave

Arkiva, Të fundit



Gazetari i Top Channel Indrit Maraku e ka pyetur direkt kryeministrin nëse çështja Tahiri mund të bëhet pengesë që disa shtete të BE të mos e miratojnë rekomandimin e Brukselit për të hapur negociatat me Shqipërinë. Prej kohësh në qarqe diplomatike, sidomos ato gjermane po qarkullon opsioni se pa arrestimit e ish krahut të djathtë të kryeministrit nuk do të ketë hapje negociatash. Madje ai i është thënë në rrugë zyrtare dhe private edhe vetë Edi Ramës. Por i vënë përballë kësaj pyetjeje edhe në krah të Federica Mogherinit Rama ka dredhuar duke u mjaftuar të thotë se Prokuroria e krimeve të rënda nuk ka sjellë asnjë fakt të ri për Saimir Tahirin. “Dhe nuk mund të thuhet se kjo prokurori është e ndikueshme nga ne “ tha ai.

“Në procesin e Saimir Tahirit, kuvendi dhe shumica e Partisë Socialiste zbatoi në frymë dhe në gërmë gjitcka Komisioni i Venecias ka nënvizuar në rastet kur një komision thirret në detyrë për të trajtuar çështjen e arrestit për një deputet.

Ne po presim që Prokuroria e Krimeve të Rënda të rikthehet me të paktën një provë, jo dhjetë, por një provë të vetme.
Dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është larg të qënit një trupë që mund të konsiderohet e influencueshme nga shumica, nëse teorikisht mund të pranojmë spekullime për influencën” tha Rama.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *