• |
ide | kryesore

Raporti/ Kriminelët shqiptarë drejtues të trafikut të drogës

Lajme, Të fundit



Kriminelët shqiptarë janë mjaft aktivë dhe kanë rol udhëheqës në krimin e organizuar në Amsterdam. Ky është përfundimi i dalë nga një analizë e Policisë së Amsterdamit në Holandë.

Sipas autoriteteve, shqiptarët në Amsterdam janë të angazhuar kryesisht në trafikun e kokainës, por edhe në kontrabandimin e qenieve njerëzore dhe mashtrimet me shit/blerjet e pronave.

Një problematikë serioze janë edhe vrasjet, kryesisht për prishje të pazareve të drogës. Përdorimi i armëve të zjarrit, kryesisht armët automatike që importohen nga Ukraina, Siria, Mali, Libia dhe Rusia, përbëjnë një tjetër shqetësim. Vrasjet e viteve të fundit në Amsterdam, thotë policia, janë të lidhura kryesisht me tregtinë e kokainës.

Në analizën e policisë thuhet se grupet kriminale shqiptare importojnë kokainën nga vendet e Amerikës së Jugut nëpërmjet portit të Roterdamit dhe më pas nga Amsterdami shpërndahet në vendet e tjera të Evropës. Përveç Holandës, theksohet se shqiptarët janë shumë aktivë dhe trafikun e drogës në Britani të Madhe.

 “Këto vrasje zakonisht kryhen nga banorët e rinj të Amsterdamit dhe viktimat zakonisht janë gjithashtu banorë të tij”, thuhet në analizën e policisë, ku evidentohet gjithashtu se këto krime bëhen nga vrasës me pagesë, shkruan tvklan.al. Raporti i Policisë së Amsterdamit thekson se ekziston një rrjet i gjerë ndërmjetësish dhe ekzekutorësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *