• |
ide | kryesore

Rreziku rus/ Shqipëria kërkon prezencë ushtarake të SHBA-së në vendin tonë

Kryesore, Lajme



Shqipëria dëshiron të shohë një prani ushtarake të SH.B.A.-së, të vendosur në vendin ballkanik, për të kundërshtuar ndikimin nga vende të tilla si Rusia, tha të martën ministrja e Mbrojtjes shqiptare, Otla Xhaçka.

Xhaçka, e cila u takua me Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis në Pentagon, tha se vendi Shqipëria, si anëtar i NATO-s donte të mos ndikohej nga përpjekjet ruse “destabilizuese” në rajon që përfshijnë propagandë, investime dhe “veprime hibride”.

Duhet të dërgohet një mesazh shumë i fortë se Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga Perëndimi dhe se ne të gjithë i ndajmë dhe na duhet të mbrojmë parimet e vlerat e njëjta duke pritur të forcojmë partneritetin tonë strategjik“, – tha ajo.

Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga perëndimi. Ndajmë dhe mbrojmë parime e vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik. Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon. Do vijojmë të luajmë një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë. SHBA mund të mbështeten tek ne. Besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri është një demonstrim se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare. Dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Ju mund të mbështeteni tek ne që të jemi një aleat shumë i besueshëm … Shqipëria mund të jetë vërtet një fortesë e Shteteve të Bashkuara në rajon. Ne besojmë se koha mund të jetë e pjekur për një gjurmë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri“, – shtoi ajo.

Xhaçka, e cila gjithashtu përmendi Kinën, Iranin dhe Turqinë si vende, ndikimi i të cilave Shqipëria donte ta kundërshtonte, tha se vendi ynë ka bërë bazat e saj tokësore, ajrore dhe detare në dispozicion të Shteteve të Bashkuara.

Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s. Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen. Ajo shprehu dëshirën që SHBA të shtojnë praninë e industrisë ushtarake në Shqipëri. Zonja Xhaçka tha se në Shqipëri mund të ketë zona të gjera ku SHBA mund të investojnë. Ajo tha se në një takim me firmën Lckheed-Martin në Uashington, i kishte ofruar firmës të angazhohet më shumë në shtimin e aftësive të vëzhgimit ajror dhe detar të Shqipërisë.

Gjithashtu të martën, Bashkimi Evropian mbështeti hapjen e bisedimeve zyrtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa blloku duket të zgjerohet në Ballkan dhe të rritet për herë të parë në vite.

Kjo është diçka që populli shqiptar ka synuar për shumë vite dhe besoj se kjo perspektivë është vendimtare për të lëvizur vendin në drejtimin e duhur“, – tha Xhaçka./ ©Lapsi.al



13 Comments

  1. Edhe Turqine? Forcen nr 2 te NATO-s? Jeni te sigurt qe nuk po tallni bythen qe barazoni rrezikun kinez, iranian me ate turk?

    1. Ke te drejte. Me duket e pamoralshme ne nje ane shkojme i kerkojme ndihma ushtarake Turqise, ne anen tjeter pikerisht ministrja e mborjtjes e fut Turqine ne nje thes me Rusine

    2. a vete turqia sot dhe historikish ka gjet shpetim te rusia.
      te gjitha pazare dhe marrveshjet sekrete turko-ruso-serbe per coptim te tokave shqiptare i kane bere bashk,rusi-turqi-serbi.
      nese nuk gaboj vete turqia ka qajte 6 muaje te gjermani e nato qe ti qojn radaret nga gjetmania,ne kufi me sirin,se bashar al asadi ke duke ja kalle stambollin me aviona.
      turqia qe 40 vite nuk po mundet ti mposhte vet krdet ne turqi.
      e lere ti ndihmoj shqiperis qe vet e shkrumbij 500 vite.
      te kerkojm ndihm nga turqia armike,eshte si uçk te kerkoj ndihma te shesheli i serbis.

  2. Po nuk Kane turp Ata qe per servilizem ndaj Sorrosit shajne udheheqesin boteror Trump. Kurse Obama e ktheu 20 Vite mbrapsh Amerike.

  3. Nuk mund kurrsesi mos ti bashkohej korit qesharak sorosian as qeveria e Ram bythqirit. Dhe zgjedh termin aq te dashur per sorosianet kudo ne bote “Nderhyrja apo rreziku i Rusise”.
    Kujton Rama se kjo do ta mbaje ne pushtet, sikur te hiqet si i martirizuar nga Rusia!
    ‘Nderhyrja e Rusise” sipas Sorosit zgjodhi presidentin Trump! “Nderhyrja e Rusise” ne Shqiperi nuk ka nevoje se eshte qeveria Rama “pa nderhyrje” fare qe ka shtuar varferine e mjerimin aq sa nuk ka “Nderhyrje te Rusise” qe ta arrinte!

  4. ruset rama,ruqi,xhaqka,majko,milo,braqe,xhafa shofin rrezikun rus.kjo i bie qe krymbat e stalinit rama,ruqi ,xhafa te kthehen kunder babait te tyre lenin,stalin,putin,vuqiq,popoviq,mugosha.

  5. ne nuk kemi nevoje per asnje lloj ushtrie ,perderi sa jemi vend sovran aty ku futen ushtrit ,sovraniteti ati vendi ka ikur, ne jemi per partneritet ,por ato jan kritere interesash ,reciprociteti,shqiptaret po kan nevoje imediate qe kjo klas politike dhe frym ligjore te mos ekzistojme me ne mezin tone te konfirmojme ulleheqes te drejte nga mezi popullit ,perfaqsues vlerash ,,jo perfaqsues interesi per biznes ,me fatin e kombit ,kaq di ti mjaftonte shqiptareve per te ruajtur pavarsin vendosur te drejtat dhe organizuar jeten qe as politika as ligjet dhe as ligjvenesit te mos behen me burim krimi si shekullin qe lam pas perfshi deri ne ket moment ky eshte mendim i lire por eshte domosdoshmerisht i domosdoshem koha dhe njerzit plotsojne kuptimin sepse ,un dhe askush nuk orienton vijimin dhe ralitetet sipas interesit dhe perfitimin por ralitetewt i orienton vet procesi i zhvillimit njerzore faktet analizat vlersimet ku njerzit pranojne dhe ndjekin natyralitetin dhe domosdoshmerit qe jane burim dobish drejtesin hakun te verteten sepse padrejtesia kur zhvillohet len gjurme fakte dhe nxit tek njerzit vleren e drejtese te vertetes ,mbi ndjenjat nuancat faktet e te drejtes dobive te saje nuk mund te triumfojne kush me ide diktuese orientuese dhe manipuluese ,per dhogari te disave shumica zgjell drejtesin ekujlibrin normalitetin paqen ,populli zgjell lle pranon te drejten hakun e vet te cilen askush nuk mund tua grabise ,un nuk jam kunder ligjit ,por kundershtoj padrejtesin, dhe planifikimin individual te njerit apo tjetrit,per interesa te vecanta ,ketu kishim si ushtri turkun ne pashaliman ka emrin ,kishim rusin ,kishim lloj lloj ushtrish ky nuk eshte vendi betejave per shesh lufte por eshte vendi paqes dhe mesazhit te saje nese duam te fusim ushtri ta bejme organizem nderkombetare mirkuptimi dhe perfaqsimi nga te gjith me detaje te dobishme dhe garantuara,miq duhet ti kemi te gjith armiq nuk duhet te projektojme kurse te drejtat duhet ti kerkojme pa u ndalur dhe mesazhin pozitiv bindes te dobishem per te gjith duhet ta japim pa nderprerje,sepse nga dobia qe mbjellim dhe i sherbejme do kemi vetem dobi,nese shteti per gjera qe prekin drejtperdrejt popullin nuk pyet popullin atehere sejcili ka te drejten te thojne kur nuk pyetem nuk detyrohem askujt qe dicka pretendon ,sepse pyetja jep organizim mendimi dhe veprimi energji force zgjillje sukses,ky eshte mendimi im personal ne taktikat e strategjise afatshkurter dhe afat gjate per vendin tim

    1. ne shqiptaret nuk jemi shtet pushtues ,dhe nuk duhet te pranojme te behemi te tilla as mish per top per tjeret ne provuam pushtimin dhe kostot e tije ,per nje kohe te gjat dhe mizorisht dhe pikrisht nga kjo duhet qe nga ne te mos i vije e keqa askujt por prej nesh te ndjehen mir te gjith normalisht qe te drejtat duhet ti kerkojme dhe mbrojme por mbi te gjitha qendron filozofia e aftesiese dhe urtesise ,per te llene mesazhin e bindjes dhe perkrajes ndaj te drejtes sone si domosdoshmeri uniteti dhe paqe per gjith

  6. S’ka interes rus per Shqiperine,por rreziku ekziston ne koken e politikaneve tane ,ne menyren e tyre te qeverisjes
    .Jane ata nje rrezik shumfish me i madh se rreziku imagjinar rus per shqiptaret.

  7. Ky nuk eshte vullneti im o masona legena. Doni te na fusni ne lufte o plehra? Po nuk keni faj kur i keni injektuar ketij populli mjeran shiringen e gjumit…

  8. e tani ju tregoje une nga vjen rreziku.
    rreziku nr-1 i ka ardhur dhe vjen shqiperis antike dhe sot shqiptarve te ndar ne 4 shtete,nga turqia dhe mentakitet ligjikat e limituara dhe me nostalgji per turqin,nga shqiptaret e shortuar ne turq,se serbia greqia,kriacia,bullgaria nuk kane nevoje per kerkes ndihme nga amerika,por pa mentalitete e logjika nga jo asimilim feja turke,ata evancuan,a ne mbetem ne gjysem roberi,dhe vetem me xhaxhin diktatore enver ka pas pak siguri e shtet,se pas vdekjes se tije,serviset sekrete turke-ruse-serbe e greke hedhin vallen ne mes tiranes.
    pra se pari imponimet ottomane na çkombtarizuen si etni e kombe shtet dhe na e humben orijentimin e dijes ,shkences dhe avancimit ne ushtri e shtet.
    gjithmon nuk kerkohet ndihme nga usa ,se usa nuk prish dhe rezikon mardhenjet dhe shtetin e vet,dhe futet ne lufte me rusin per shqiperin e kosoven me zeri interesa per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *