• |
ide | kryesore

VIDEO/ Basha takohet me Mogherinin në ambientet e aeroportit të Rinasit

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha sapo është kthyer nga Berlini pak minuta më parë dhe menjëherë në Rinas është takuar me shefen për politikën e jashtme të BE, Federica Mogherini. Takimi është zhvilluar në sallën VIP në aeroport.

Bashkë me Mogherinin ka qenë edhe ambasadorja e BE-së në Shqipëri. Romana Vlahutin. Kjo e fundit e ka shoqëruar Mogherinin në çdo takim që shefja për politikën e jashtme në Be ka bërë sot në Tiranë.

Basha për shkak të vizitës së tij në Berlin nuk ishte i pranishëm në takimin që Mogherini bëri me opozitën, ku ishin të pranishëm Kryemadhi dhe Paloka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *