• |
ide | kryesore

VIDEO/ Hap fals i Juves, Napoli hyn në garën për titull

Sport



Ishte menduar si një ndeshje e lehtë për bardhezinjtë e Torinos, por nuk rezultoi kështu. Juventusi doli me një barazim nga fusha e modestëve të Crotone të cilët ia dolët të ndalin në një barazim 1-1 kampionët e Italisë. Juventus kaloi në epërsi me Alex Sandron që në minutën e 16-të. Në pjesën e dytë Crotone nuk u dorëzua dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 65-të me anë të Simy i cili realizoi me roveshiatë. Juventus mbetet në vendin e parë me 85 pikë, 4 më shumë se Napoli në vendin e dytë që fitoi 4-2 me Udinese. ©LAPSI.al

https://www.dailymotion.com/video/x6i1igy



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *