• |
ide | kryesore

A do rikandidojë Veliaj në Tiranë? Rama i bën bisht pyetjes

Lajme, Të fundit



Nuk ka dhënë një përgjigje të qartë kryeministri Edi Rama nëse do të jetë Erion Veliaj kandidati i socialistëve për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm. Në një intervistë për sokol Ballën në Vizion Plus këtë të enjte, Rama u pyet mbi deklarataën e Veliajt se “nëse socialistët do ta mandatorin ishte i gatshëm për një mandat tjetër në Tiranë”. Rama përgjigjet kështu:

“Ka thënë gjënë e duhur dhe përgjigjen e duhur që duhet të thotë çdo socialist sepse janë forumet e Partisë Socialiste ato që vendosin”.
Edhe pyetjes direkte se çfarë mendon vetë Edi Rama për këtë çështje, ai i bëri bisht.

“Edhe unë jam një socialist serioz sepse nuk bëhet fjalë për Erion Velinë, por bëhet fjalë për 61 kryetarë bashkie, dhe nuk është serioze që unë të flas paraprakisht, por do të flas kur të vijë dita. Unë jam më i interesuar sot se kush do të jetë kryetar i bashkisë së Kukësit”.

A është ky një hezitim për kandidaturën e Veliajt?

“Unë çfarëdo që të them, kazani do ta interpretojë sipas gjellës që duhet shitur nesër. Si do ta interpretojnë u takon atyre”.

Do të rikandidojnë Dako dhe Sejdini?

“Këto pyetje do tja lëmë kohës së duhur”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *