• |
ide | kryesore

Arrestohet në Kosovë vrasësi i Mario Majollarit

Lajme, Të fundit



Kastriot Gjuzi, i akuzuar për vrasjen  e Mario Majollarit në Tiranë u arrestua nga policia e Kosovës. Mësohet se Gjuzi është kapur paraditen e sotme gjatë një aksioni të policisë të Kosovës me atë të Shqipërisë.

Vrasja ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, si hakmarrje për vrasjen që babai i Mario Majollarit kishte kryer në të shkuarën. Avni Majollari kishte ekzekutuar vëllain e Kastriot Gjuzit dhe për këtë ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Mario Majollari prej vitesh kërkonte azil në vendet e BE-së për t’i shpëtuar hakmarrjes, por pa sukses. Mario nuk kishte asnjë precedent penal dhe u kthye disa muaj më parë nga Suedia, pasi shteti shqiptar doli garant për jetën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *