• |
ide | kryesore

Charlize Theron: “Sakrifica që më bëri të kaloj në depresion”

Paparazzi, Slider



Sakrificat që aktorët bëjnë për të realizuar një rol janë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Këto sakrifica mund t`ju kushtojnë shumë dhe mund të rrezikojnë edhe shëndetin e tyre. Një sakrificë të tillë ka bërë edhe aktorja e famshme Charlize Theron, për rolin e saj “Tully”.

Për të realizuar rolin e një nëne të rraskapitur që punon me orar të zgjatur, asaj i është dashur që të shtojë rreth 22kg. Ajo ka rrëfyer se i ishte dashur të hante ushqim jo të shëndetshëm edhe në mes të natës, në mënyrë që të fitonte peshë. Por kjo mënyrë ushqyerje ka ndikuar keq në shëndetin e saj mendor. “Ishte surprizuese për mua, po vuaja nga depresioni. Për herë të parë në jetën time po haja ushqime të pashëndetshme dhe po konsumoja shumë sheqer.Në fillim m`u duk argëtuese, por pas tre javësh nuk ishte më”, -është shprehur aktorja.

Theron ka treguar se donte të ndihej sa më afër me gruan që do të interpretonte dhe donte të ndjente atë që ajo ndiente. Ndryshimi në pamjen e saj është më se i dukshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *