• |
ide | kryesore

Charlize Theron shton 22 kile për rolin e ri,’Kam rënë në depresion’

Paparazzi, Slider



Charlize Theron ka shtuar plot 22 kg për të interpretuar rolin e saj “Tully” të një nëne mbipeshë, gjë që e ka detyruar në shumë raste të ngrihej në orën 2 të natës për të ngrënë ushqime kalorike.

“Dëshiroja të ndihesha si një grua e tillë ndihet realisht dhe mendoj se ishte rruga më e mirë që ta përafroja sa më shumë me rolin”, u shpreh bururoshja nga Afrika e Jugut. “Ishte një surprizë e madhe për mua. Pësova një depresion të madh, sepse për herë të parë në jetën time kam ngrënë aq shumë ushqime kalorike dhe kam pirë aq shumë sheqer. Nuk ka qenë dhe aq kënaqësi për mua ky rol”, zbuloi në intervitë e saj Charlize Theron.

Aktorja tregoi se i duhej të që gjatë gjithë ditës, madje dhe natës të konsumonte shumë ushqime, duke mos i bërë naze asnjë lloj ushqimi. Charlize tregon se 3 javët e para ishin dëfryese, por më pas gjithçka ishte shumë e vështirë. “Kujtoj që më binte alarmi në mes të natës dhe më urdhëronte që të mbaja peshën”, shtoi ajo më tej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *