• |
ide | kryesore

Edhe pas tradhëtive dhe skandaleve ende vazhdojnë të jenë bashkë

Paparazzi, Slider



Ngjarja e fundit që pushtoi mediat e showbiz-it ishte tradhtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian. Edhe pse Khloe ende nuk ka reaguar për këtë çështje disa burime thonë që ajo e ka falur partnerin e saj dhe po vazhdojnë jetën normalisht pranë vajzës së porsalindur. Por, Khloe nuk është e vetmja që e ka falur tradhtinë, shumë çifte të famshëm janë përfshirë në skandale të tilla, por sot jetojnë të lumtur së bashku. Ja cilët janë disa prej tyre:

1

Beyonce dhe Jay Z
Jay Z u shpreh në shfaqjen e David Letterman se gruaja e tij ia kishte falur tradhtinë dhe se ka qenë ajo që e ka shpëtuar martesën e tyre duke marrë iniciativën për të bërë terapi në çift.

2

Hillary dhe Bill Clinton
Ky është skandali më i famshëm i tradhtisë, pas lajmeve se Bill e kishte tradhtuar Hillary-n me Monica Lewisnky. Edhe gjatë këtij skandali Hillary qëndroi pranë bashkëshortit të saj.

3

Ozzy dhe Sharon Osbourne
Martesa e tyre pati një krizë kur Ozzy e tradhtoi Sharon me parukieren e tij. Ai e ka tradhtuar edhe me gra të tjera, por pas disa kohësh Sharon e fali.

4

David dhe Victoria Beckham
Sot ata janë një prej çifteve më të pëlqyer dhe më të lumtur, por në vitin 2003 nuk ishte kështu. David u fotografua me asistenten e tij Rebecca Loos në një club nate, por futbollisti nuk pranoi të kishte lidhje me të. Më vonë Loos tregoi të vërtetën e lidhjes së tyre në media dhe paraqiti edhe prova nga komunikimi në telefon. Victoria e fali dhe sot ata kanë një familje të mrekullueshme së bashku.

5

David Letterman dhe Regina Lasko 
Në vitin 2009 David pranoi se e kishte tradhtuar Regina-n dhe kishte qenë viktimë e një shantazhi për zhvatje, për shkak të kësaj tradhtie. Ai u shpreh edhe në emisionin e tij, kur Jay Z rrëfeu për tradhtinë ndaj Beyonce dhe tregoi që kishte një grua të mrekullueshme që e kishte falur.

6

Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick
Matthew e tradhëtoi Sarah Jessica-n me një vajzë shumë më të re se ajo, kur aktorja ishte duke xhiruar filmin “Sex and the city”, në vitin 2008. Ata e përballuan me sukses këtë krizë dhe sot kanë një familje të lumtur.

7

Tori Spelling dhe Dean McDermott
Tori e mori vesh tradhtinë e Dean nga një revistë dhe është shprehur për median se nuk dinte si të reagonte. Më vonë ata luftuan për të rindërtuar marrëdhënien e tyre dhe e kthyen këtë çështje në një reality show të quajtur “True Tori”.

8

Kevin Hart dhe Eniko Parrish
Komediani e ka pranuar publikisht se e ka tradhtuar të shoqen kur ajo ishte shtatzënë, gjatë një udhëtimi në Las Vegas. Ai është shprehur se shpresonte shumë që ajo t`ia falte këtë gabim dhe të mund të rindërtonin marrëdhënien e tyre sërish. Dhe në fakt ashtu ndodhi, edhe ata janë bashkë sot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *