• |
ide | kryesore

FOTOT/ Saimir Tahiri i vetëm në parlament, si e shmangën deputetët socialistë

Lajme, Të fundit



Rikthimi i Saimir Tahirit në parlament ka qenë nën vëmëndjen e gazetarëve që nga momenti që ai hyri në oborrin e kuvendit. Por ndërsa njerëzit e medias nxituan t’i afrohen, ish kolegët e tij deputetë të Partisë Socialiste u përpoqën ta shmangin kontaktin me të.

Veç Musa Ulqinit dhe Adelina Ristos që e përshëndetën në hyrje të sallës, Tahirin e kanë lënë vetëm deputetët e tjerë të PS-së. Nga fotot, duket që edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu e ka përshëndetur ish ministrin e akuzuar nga prokuroria për trafik ndërkombëtar droge dhe për shpërdorim detyre.

Një ditë më parë Rama kërkoi prova të reja nga prokuroria për çështjen Tahiri, pasi u pyet nga gazetarët se si do të ndikonte arrestimi i tij në hapjen e negociatave.

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *