• |
ide | kryesore

Kongresi Amerikan: Rusia kërcënon Ballkanin, nuk presim që BE t’i zgjidhë problemet

Kryesore, Lajme



Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë angazhimin për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor, u shprehën pjesëmarrësit në një seancë dëgjimore të zhvilluar dje në Nënkomisionin për Evropën të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Pjesëmarrësit theksuan se njëzet e tre vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, qëndrueshmëria e rajonit po kërcënohet nga ndikimi i dëmshëm nga faktorë të jashtëm, mungesa e përparimit në procesin e integrimit euroatlantik dhe konfliktet e pazgjidhura.

Matthew Palmer, Drejtor i Departamentit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, i ftuar për të dëshmuar në seancë, tha se Rusia është kërcënimi më i madh i jashtëm ndaj vendeve të Ballkanit.

“Aktori i jashtëm, për të cilin jemi të shqetësuar në këtë kohë është Federata Ruse. Qëllimet e tyre, jo vetëm në Bosnje, por në të gjithë rajonin, në thelb janë në kundërshtim me qëllimet tona. Ne po punojmë për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike, ndërsa në të njëjtën kohë, rusët po punojnë për mbjellur mosbesim dhe konflikt. Kjo është shqetësuese për ne. Ne jemi të shqetësuar në lidhje me fushatën ruse të dezinformimit dhe mbështetjen ruse për grupet në Bosnje që po punojnë në shkatërrimin e identitetit të vendit”.

Pavarësisht se rajoni nuk është aktualisht i kërcënuar nga një konflikt i dhunshëm, mos angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për t’iu kundërvënë ndikimit të jashtëm dhe për të trajtuar problemet e tjera mund të krijojë kushtet për konflikt në të ardhmen, thanë pjesëmarrësit.

Amerika ka një përgjegjësi të vazhdueshme për të ndihmuar vendet e rajonit për të zgjidhur problemet e mbetura, tha ligjvënësi republikan Dana Rohrabacher, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën.

“Nuk mund të rrimë mënjanë dhe të presim që Bashkimi Evropian të zgjidhë problemet. Përvoja ka treguar se Evropës i mungon vendosmëria politike për të udhëhequr dhe angazhimi ynë aktiv tani, do të pakësonte shanset për ndërhyrje më sfiduese në të ardhmen”, tha ligjvënësi Dana Rohhabacher, kryetar i nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ndërsa, ligjvënësi demokrat Gregory Meeks theksoi se mbështetja e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë është një zhvillim inkurajues.

Por, sipas tij, rajoni përballet me një ngadalësim të përparimit në procesin e integrimeve euroatalntike dhe me një rritje të ndikimit negativ nga jashtë.

“Banorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk janë më aq të bindur mbi përfitimet nga anëtarësimi në BE dhe NATO, si dikur, dhe aktorët e jashtëm si Turqia dhe Rusia janë gjithnjë e më të interesuar dhe më të gatshëm për të ndërhyrë në mënyrë të dëmshme, duke rrezikuar investimet që Shtetet e Bashkuara kanë bërë drejt paqes demokratike në rajon”.

Shirley Cloye DioGuardi nga Lidhja Shqiptaro-Amerikane, theksoi para ligjvënësve nevojën për zgjidhjen e konflikteve të mbetura etnike, sidomos atij në Maqedoni.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vënë theksin tek respektimi i të drejtave të komuniteteve.

“Politika e Jashtme amerikane në Ballkan në 20 vitet e fundit është përqendruar në arritjen e stabilitetit me çdo kusht, në vend që të vendosim parandalimin e konfliktit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në qendër të angazhimit tonë me rajonin. Si rezultat, pas marrëveshjes së Dejtonit konflikti në Ballkan mbetet ende i pazgjidhur”.

Korrupsioni dhe institucionet e dobëta janë një sfidë tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që thekson nevojën për një angazhim më të madh amerikan dhe evropian për të ndihmuar rajonin në trajtimin e këtyre sfidave, thanë pjesëmarrësit. /VOA/



9 Comments

    1. Mendojnë si tua qijnë robt ju rilindasve të mutit, që nuk mund të rini rehat e të shihni se si e keni katandisë këtë vend.

  1. Llafe bythe, ndihmoni ne ekonomi dhe rregulloni mireqenien. Rrezultatet do vijne shpejt dhe ne te mire te popullit, pastaj beni teori.

  2. Për hir të së vërtetës, pikërisht me marëveshjen e Dejtonit, nisën gabimet e dipllomacisë së fuqive të mëdha në zgjidhjet e konflikteve te Ballkanit e më gjërë.
    Vërtetë që ajo marveshje solli ndalimin e luftimeve midis boshnjakëve, serbëve e kroatëve, por krijimi i një shteti miks si ai i Bosnjës së sotme, pa u ndëshkuar pushtimet me dhunë të Serbisë, u bë shkak që ky shtet artificial të mos funksionoje normalisht edhe sot, veç faktit se në ate marëveshje u përjashtua fare faktori shqiptar.

  3. Korrupsioni dhe institucionet e dobta,nuk ndihmohen duke derguar nga Amerika,ambasadore qe jane vete te korruptuar,qe jane sorrosiane,qe vijne dhe duan te bejne ligjin vete ambasadoret dhe kush nu i bindet,ju informon ju,dhe ju,pa i verifikuar ne baze,informacionet e gabuar te ambasadoreve tuaj,merrni masa qe nuk i keni marre asnjehere ne historine tuaj.Qerrojeni kete ambasador,nga Shqiperija,se ai jo vetem turbulloi Shqiperine,por vijon me keq edhe ta kurveroje ate.

  4. Sh.B.A-ja veproi mire ne Kosove dhe per kete pati sukses dhe ka vepruar shume keq ne Shqiperi keto 28 vjet dhe prandaj ka deshtuar. Ka pare interesin e saj duke “perkedhelur” Berishe e te tjeret pas tij me radhe dhe lene pas dore popullin e thjeshte. Ka bere keshtu sepse vendimet i merte Berisha e te tjeret jo ne populli qe jemi lene ne harrese qellimisht. Per shembull kush i pruri muxhahedinet VRASES ne Shqiperi? E hapen “lojen” me Berishen (ku prune 250 te paret 2011-12)dhe e vazhduan me Ramen (ku ndoshta shifra ka kaluar 4000!…) Luftrat i ben Amerika e jo Shqiperia çpune kemi ne me krimbat muxhahedinj?!.. Pse si mori keta “pjella kriminel vet amerika?!.. Mund te zgjatem pa mbarim por do te behem “i merzitshem”! Duhet te falenderojme si amerikanet dhe europianet per Vetungun sepse politikanet tane kurre sdo ta benin, por le te shpresojme akoma…..

  5. Flitet boll ne perendim per “kercenimin e Rusise”! Me kete teze doli natyrisht dhe Edi Rama duke kujtuar se ne perendim do ta marrin per Kaloresin qe mbron Shqiperine nga opozita qe sipas tij “eshte me Rusine”! Edhe politikane tjere ballkanas lozin me kete karte “rrezikun e Rusise” duke treguar nje servilizem te peshtire ndaj perendimit vetem e vetem qe te sigurojne sado pak perkrahje politike perendimore! Interesant eshte fakti se sot cirren per “kercenim te Rusise” pikerisht ato politikane te deshtuar e te korruptuar qe duan te mbulojne zullumet e tyre duke u treguar “me katolik se Papa” para syve te perendimit.
    Por ku konsiston ky “kercenim rus” apo “nderhyrje e Rusise”? C’fare do ti ndodhe Ballkanit prej ketij “kercenimi”? Keto natyrisht politika qe perdor kete gogol “kercenimi i Rusise” nuk e thote, se eshte vetem nje bufonate politike qe pas saj te fshihen ca bufone si Edi Rama qe gjoja u hapet barku per perendimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *