• |
ide | kryesore

“Kurban” për negociatat me BE? Tahiri: Nuk ka shanse të ndodhë!

Lajme, Të fundit



Pas shfaqjes në parlament ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri edhe një xhiron nëpër TV në mbrëmje ku në studiot televizive diskutohej çështja e tij. Pasi foli me telefon në “Opinion” në Tv Klan ai ndërhyri edhe në “Studio e hapur” në Neës24. Me përgjigje të shkurtra, Tahiri tha se deklaratat e tij të ngjashme me ato të Ramës me “bij nënash dhe bij kurvash” nuk janë shantazhuese.

“Nuk ishte një mesazh i koduar. Kur kam mesazhe i çoj drejtpërdrejt.

Të kopjuara nga Rama?

Nuk besoj që autorësinë e fjalorit mund ta mbajë njëri nga ne. Kjo ishte një shprehje dhe vetëm kaq. Kjo veshja që i jepni ju nuk ka vlerë. Kur kam nevojë të çoj mesazh, e bëj direkt.

Deklarata e Ramës se “nuk besonte në shantazhe nga Tahiri”?

Nuk kam asnjë koment.

Je rritur nën hijen e Ramës?

Nuk e mohoj dhe e kam pasur privilegj të punoj me të.

Frikë nga hetimi?

Unë kam frikë vetëm nga gënjeshtrat dhe të pavërtetat, jo nga hetimi.

Kurban për negociatat me BE?

Nuk më shqetëson kjo dhe nuk besoj që është e mundur të ndodhë. Unë jam i përkushtuar për të vërtetën time.

Do kthehesh në politikë?

Nuk kam ikur nga politika. Po hesht për të respektuar një hetim që ka nisur prokuroria dhe për të respektuar disa parime që unë i besoj. Unë nuk jam marrë as me prokurorinë dhe as me gjykatën. Kjo nuk do të thotë që kam ikur nga politika. Për mua më e rëndësishme është ti shkoj të vërtetës. Kjo është më e rëndësishme për mua.

A ke mbështetje nga mazhoranca?

Nuk më duhet mbështetja e askujt. Unë shkoj përpara me këtë që besoj.

Vetëm në parlament?

Kam qëndruar edhe më shumë se kaq. Nuk isha vetëm edhe në parlament. U përshëndeta edhe me shumë nga kolegët e mi. Unë kam shumë miq në PS dhe jashtë të cilët nuk i kushtëzojnë marrëdhëniet miqësore me këto gjëra.

Rikthim në parlament?

Sa herë të kem diçka për të thënë do shkoj. Nuk fola sepse nuk ishte opozita dhe nuk kishte kuptim. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Prit, ore prit, se dardha e ka bishtin prapa. Edhe kaceku keshtu fryhet, por me nje thum vete ne lekure fillestare. SHIKO me mire vehten se mos je semure me ndjenjen e trimerise se budallait. Suksese ne jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *