• |
ide | kryesore

Lubonja: Brukseli e di gjendjen e Shqipërisë, por justifikohet…

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja është i drejtpërdrejtë kur komenton lajmin e dhënies së rekomandimit nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në një reagim në Neës24, ai thotë se negociatat nuk janë hyrje në Evropë.

“Edhe sikur të ndodhte ndonjë mrekulli, të hysh në Evropë si një qytetar i dorës së fundit… E vetmja e mirë që ka kjo “hyrja në Evropë”, është se bën propagandë qeveria për të gënjyer shqiptarët. Kur hyjmë në NATO u bë sikur u bë nami, por jemi në këtë gjendje. Edhe heqja e vizave, u përdor për të ikur njerëzit nga Shqipëria më lehtë”.

Lubonja vëren se raporti pozitiv i Brukselit bëhet me qëllim për të justifikuar propozimin e bërë.

“Brukseli, jo se nuk e di gjendjen, por i duhet ta justifikojë këtë propozim për arsye që ky është inkurajim për projektin evropian që është në kërcënim nga nacionalizmat në vendet kryesore, në vendet e tjera, si Rusia që në një Ballkan mund të fusë “putrën” e saj më kollaj. Këto arsye duhen justifikuar edhe me një raport që flet për gjëra pozitive.

Reforma në drejtësi, unë ngulmoj se është një dështim total, ka krijuar kaos në drejtësi dhe është kapje nga një palë e vetme, sikurse ka qenë dhe më parë e kapur, ka qenë e korruptuar po asgjë nuk garanton që s’do jetë më e korruptuar” – thotë Lubonja. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *