• |
ide | kryesore

Partia Demokratike shtyn zgjedhjet e brendshme, Kuvend vetëm për statutin

Lajme, Të fundit



Ekipi aktual drejtues i Partisë Demokratike do të mbetet i pandryshuar, deri në kohën kur të gjithë strukturat në bazën e PD-së të riorganizohen dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, të thërrasë sërish Kuvendin Kombëtar.

Ky ishte vullneti i anëtarëve të kryesisë së PD-së në mbledhjen që u zhvillua mbrëmjen e 14 prillit, ku edhe u vendos që Kuvendi Kombëtar i PD-së, që do të mbahet në 28-29 prill, do të thirret vetëm për të miratuar ndryshimet në statut. “Panorama” ka mësuar se në mbledhjen e Kryesisë së zhvilluar në 8 mars të këtij viti, kreu i PD-së, Lulzim Basha, kërkoi që në Kuvendin Kombëtar të PD, që do të mbahet në fund të prillit, krahas miratimit të ndryshimeve statusore, të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar.

Por, kundërshtitë e prodhuara në këto javë në radhët e demokratëve për zgjedhjen e këtij Këshilli, kanë bërë që edhe vetë Basha, në mbledhjen e tri ditëve më parë, të mbështesë qëndrimin që në Kuvend të miratohet vetëm statuti i ri i partisë dhe të shtyhen në një afat të pacaktuar zgjedhjet për forumet e reja në PD. “Ka pasur një keqkuptim për këtë çështjen e zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar në këtë Kuvend, që do të organizohet në 28 prill. Ky propozim është parë si një përpjekje për ta mbyllur partinë, ndërkohë që qëllimi ka qenë për të fituar kohë për procesin e riorganizimit përpara një viti elektoral që kemi përpara”, ka deklaruar Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *