• |
ide | kryesore

Rama: Pse më vjen për të qeshur nga “presioni” i Saimir Tahirit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama shprehet se i vjen për të qeshur kur dëgjon komentet se Saimir Tahiri po i bën atij presion nëpërmjet batutave që vetë Kryeministri ka përdorur më parë.

Sipas Ramës, ish-krahu i tij i djathtë nuk është njeri që përdor metoda të tilla, duke iu referuar presionit. Rama përmendi Sali Berishën si shembull të presionit dhe mesazheve të koduara.

“Për batutën s’kam koment që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time, ndodh shpesh, s’është problem. Ai nuk eshte pjese e grupit parlamentar te PS, është i lirë të bëjë të gjitha batutat që dëshiron, ajo që mund të them unë është që një pjesë e atyre që komentojnë jetën tonë politike duan të bindin të tjerët atë që besojnë vetë lidhur me mua, si funksionoj unë, është një gjë që mua më bën për të qeshur që Saimir Tahiri më ben mua presion, është thjesht dhe vetëm për të qeshur.

S’besoj se ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht, me ne, dhe me vetë atë. Unë e di mirë se si funksionon, s’është absolutisht njeriu që përdor metoda të cilat ata që i përdorin i komentojnë, Saliu e bën, e mendon, ka pasur në jetën e vet mesazhe të koduara. Për mua jo se unë e kam idene se kush janë burrat dhe birat në këtë rast.

Po flasim për gjithë atë propagandë dhe shtrembërim që i bëhet gjithë këtij rasti, unë s’jam avokati i Tahirit, s’është puna ime ta bëj, sa i takon mua më vjen për të qeshur” – u shpreh Edi Rama në emisionin Real Story. ©LAPSI.AL 

Kronologjia/ Divorci i pamundur i Edi Ramës me Saimir Tahirin 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *