• |
ide | kryesore

Shqetësimi për azilkërkuesit/ Belgjika dërgon në Tiranë ministrin për emigracionin

Lajme, Të fundit



Shqetësimi për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë që mësynë në Belgjikë vitet e fundit ka sjellë në Tiranë, ministrin belg për emigracionin, Theo Francken.

Pavarësisht shanseve të pakta, shqiptarët kanë qenë të parët në renditje për numrin e kërkesave për azil, mes kombësive brenda kontinentit.

BE e përfshin Shqipërinë mes vendeve të sigurta, por autoritetet atje janë të detyruar të ekzaminojnë çdo rast përmes një procedure të përshpejtuar në bazë të Konventës së Gjenevës, që mbron viktimat potenciale të persekutimit për shkak të racës, fesë apo bindjeve politike.
Francken është një prej ministrave të përfshirë në disa skandale për shkak të deklaratave kundër emigrantëve, ndërsa në Tiranë ikja e qytetarëve drejt Bashkimit Europian nuk shihet si shqetësim, por si një fenomen normal, të cilin e kanë kaluar shumë vende të tjera europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *