• |
ide | kryesore

Tom Doshi i pret fjalën Ramës në parlament: Edhe ti do ta bash vetingun!

Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama foli në kuvend për reformën në drejtësi që sipas tij, ishte kjo reformë që ndikoi në rekomandimin e KE. Kur Rama tha se pas gjyqtarëve, do të jenë politikanët që do të përgjigjen përballë një drejtësie të çliruar, Tom Doshi ka thirrur nga vendi duke u dëgjuar në të gjithë sallën.

“Edhe ti do ta bash vettingun!”, mësohet të ketë thënë Doshi, ndërsa Rama vijoi me tej me fjalën e tij.

Por Doshi pasi mbaroi seanca në një deklaratë për mediat, foli edhe njëherë për Vettingun dhe tha se duhet bërë për politikanët

“Nëse vijon kështu i bie me kaluar të gjithë ‘non grata’, të prononcohet edhe DASH për akuzën që më ka bërë. Nëse bëhet Vettingu dhe politikë nuk mbetet asgjë gjysma në parlament. Të fillojnë të hetohen nga shkollimi i fëmijëve jashtë ku janë të ardhurate këtyre politikanëve, vilat, makinat, jeta e luksit dhe ta shohim si del”, tha Doshi jashtë ambienteve të Kuvendit.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *