• |
ide | kryesore

Vëllai i Meghan Markle thyen qetësinë,’Meghan po luan rolin, është hipokrite’

Paparazzi, Slider



Dasma mbretërore është vetëm një muaj larg dhe ndërkohë që duket se çdo gjë është gati, vëllai i Meghan Markle, Thomas rrëfën se është i prekur pasi Meghan ka refuzuar ta ftojë familjen në dasmën mbretërore. Ai u shpreh për Daily Mirror se fama e ka ndryshuar totalisht motrën e tij dhe se ajo i ka harruar rrënjët e saj dhe i ka ndërprerë kontaktet me familjen pasi u bë e famshme.

Ai po ashtu deklaroi se Meghan po shtiret dhe po mundohet të portretizojë dhe të kopjojë princeshë Dianën. Thomas u shpreh: “Meg i pëlqen ta portretizojë veten si humanitare, një njeri dashamirës dhe bamirës, por ajo nuk është aspak e tillë me familjen e saj. Ajo po luan rolin më të bukur të jetës, është hipokrite. Ndoshta i vjen turp nga familja e saj. Kam lexuar se Meg do të jetë si Diana. Dianën e donte gjithë bota për shumë arsye. Kjo është ajo që Meg do, por nuk do të ndodhë. Ajo nuk është e vërtetë si Diana.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *