• |
ide | kryesore

VIDEO/ Telefonata e gruas ndërpret konferencën e Conte: “Më kujtoi të blija qumështin”

Sport



Trajneri i Chelsea, Antonio Conte shkaktoi të qeshura në konferencën për gazetarët të mërkurën. Në mes të deklaratës së tij bie zilja e telefonit dhe trajneri italian kërkoi ndjesë për ndërprerjen.

Duke e mbyllur telefonin ai tha: “Ishte gruaja ime. Gjithmonë në momentin e gabuar. Më falni! Më falni sepse edhe unë do të mërzitesha nëse do t’i ndodhte njërit nga ju”.

Njëri prej gazetareve e ngacmoi: “Ju kujtoi të blinit qumështin?”

“Po” – tha Conte duke qeshur. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=sIwKDMGGJio



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *