• |
ide | kryesore

Xhaxhai i Ardit Gjoklajt kërcënon me jetë Erion Veliajn: S’ka me mbjellë më pemë, pa i mbjellë unë mbi të

Lajme, Të fundit



Dy të akuzuarit për vrasjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës kanë fituar pafajësinë nga gjykata e Tiranës. Dëfrim Hakrama dhe fadromisti i kompanisë 3R, Edmond Kollari janë liruar nga burgu tregoi Lush Gjoklaj, xhaxhai i 17 vjeçarit që humbi jetën në landfill gjatë një bisede në studion e Faxnews.

Lush Gjoklaj paralajmëroi se jeta e 17 vjeçarit nuk do të falet. Duke përmendur Erion Veliajn, Edi Ramën dhe familjarët e tyre .

“E deklaroj me përgjegjësinë më të madhe ska me mbjellë ma Erion Veliaj pemë, pa ia mbjellë unë mbi të. Jam Lush Gjoklaj, le të vijnë të më arrestojnë, por jeta e djalit s’ka për të humbur kot pa u paguar. Nuk them as sot as nesër, bëj be në zot, pa u pagu ai djalë s’kam për ta lënë. Nuk jemi fis i madh, por jemi boll” tha Gjoklaj që tregoi se asnjë përfaqësues i Bashkisë nuk kishte ardhur të kërkonte falje në shtëpinë e tyre.

Sipas xhaxhait të viktimës, faji i Erion Veliaj ishte se në protest, fotografia e Ardit Gjoklajt ishte grisur dhe ishte shkelur me këmbë nga policët e bashkisë.

“Nuk na thanë që do merrej vendimi pardje. Dy të akuzuarit i pamë duke pirë kafe. Na thanë se kanë marrë pafajësinë. Ky është Vettingu? I pamë të liruar në rrugë, në lagje. S’ka drejtësi më. Vranë një fëmijë 17-vjeç, ikën e pinë kafe.”,-ka thënë Gjoklaj.



12 Comments

  1. C’jane keta primitive qe lene kullat, banesat e tyre, dhe vjedhin pronat e te tjereve, “Toke e xanun”, detyrojne femijet te punojne te pa kontrolluar, dhe me pas flasin me gjuhen e Kanunit Leke Dukagjinit si 500 vite me pare!
    Sa kohe duhet te kaloje qe te qyteterohet ai vend kur edhe drejtuesve te kesaj gazete u lexohet ne portret atavizmi i prejardhjes tyre?
    Keshtu si po veprojne keta po na detyrojne te na mare malli per Enver Hoxhen.

    1. Po pra, cfare primitivesh, Iu vrane nje djale, e ca pastaj? Ku qendron problemi ketu?
      Mjere Shqiperia me njerez idiote tifoze si puna juaj (shpresoj ta kesh vetem nga tifozlleku dhe jo qe te jesh i paguar te flasesh keshtu). Patjeter qe kercenimet nuk jane te mira, po keta cfare duhet te thone kur shteti vet ua vrau djalin? Po kur pas vrasjes perdhosen emrin, fotografine e tij, sikur te mos kishte ekzistuar kurre? Dhe per me teper na del perdite ne TV si heroi i qytetit? Ky mund te jete vetem heroi i vemjeve pa emer si puna jote por jo i pjeses se shendoshe te shoqerise…

  2. Uroj qe te vdese ty nje njeri i afert i i paftyre e i paemer qe ta provosh se cdo te thote. Arditin e coi varferia atje. Nuk jam me kanune, por e di qe kanuni i shperfytyruar shfaqet kur nuk vepron shteti, ose eshte i mbushur me anonime pa asnje vlere si ty.

    1. Ke shume te drejte.. prandaj dhe ky njeri ( nese mund te quhet keshtu) duhet t emarri armet dhe te shkoje te vrasi Erjon Veliajn.. ( deri ne brez te shtate) ..

      Bravo Lapsi qe publikon lajme te tilla . Ju imagjnoj duke ferkuar duart si hjena sepse doli nje ( debil) qe po kercenon kryetarin e bashkise.

      Juve as qe ju rruhet fare per ate fatkeqin qe nderroi jete.. Per aq kohe sa lajmi eshte kunder Veliajt.. ju ne rregull jeni..

      Turp.

  3. Bravo xhaxhai, me ne fund doli nje burre . Nuk i uroj njeriu ti ndodhi kjo qe i ndodhi Arditit por ju qe dilni kunder dhe mbroni Veliajn jeni me plehra se plehrat. Po si nuk ju dhimbset nje djale qe kishte gjithe jeten perpara. Ca rrace muti jeni. Largqofte por po te me ndodhte nje ge e tille te njetat gjera do thoja dhe beja, sa per dijeni nuk jam “malok”, sic mund te etiketohem nga ndonje rilindas pabuks, por jam lindur e rritur ne Tirane.

    1. Shpresoj te jem igabum po njerzit me pushtet ka 100 vjet qe vrasin te pafajshem ne shqiperi dhe si hy gjem ne kom ishalla thyhet tradita me naj bythqir tani

  4. Per ju me siper qe perdorni vdekjen e nje femije per te perligjur primitivizmin tuaj:
    Askush njeri normal, prind, gjysh, familjar, fshatar apo qytetar i ndershem nuk lumturohet me vrasjen e femijeve ne cfardo konditash te ndodhin ato.
    Asnje prind normal nuk duhet te lejoje femijet e tij te punojne, pa le pastaj kur behet fjale per punera te rrezikshme si fizike ashtu dhe infektive sic jane plehrat.
    Normale lind pyetja si e lejonte fmijen ky prind te punonte ne plehra? Cfare bente ky prind per te mbajtur familjen e tij qe duket se fizikisht eshte i shendoshe deri aty sa te mare persiper edhe vrasje?
    Edhe i ati eshte i pafajshem ne injorancen qe perjeton.
    Shikoni si flet, si Sali Berisha; “Jam Lush Gjokaj, le te vine te me arrestojne………………….”
    Perfundimi: Gazete dhe portale te ndyra qe ndersejne injorantet ne armiqesi primitive deri ne vllavrasje.
    Turp tju vije ju qe si ato vemjet e kermave masakroni nje femije te pafajshem mbas nje vdekje tragjike.

  5. Po ketyre shkerdhatave qe vodhem gjithe pasurit nen toke e mbi toke mal fushu det pyll kto hiena kush ja u la pasuri merren me popullin e thjesht qe kan bo nje shtepi mbase edhe pa leje me fut koken pse nuk paskam te drejt me jetu ne te gjith boten veriu eshte shume i pasur po ju zhapik mocalesh e late te varfer zoti ju mallkofte femit tuaj pacin fatin e Arditit nga alpinet do te ju vije fundi te me falin njezit e ndershem pavarsisht pozicionit gjeografik ku ndodhen na mirkuptoni.

  6. Veriun nuk e la askush te varfer. Ai ka varferuar vetveten. Te pakten 60 vitet e fundit eshte bere pune kolosale per ta emancipuar dhe nxjere nga prapambetja ate. Por kjo nuk do te thote te rrembeni, vidhni, shkaterroni pronat e te tjereve duke u fshehur mbas varferise dhe injorances tuaj dhe me pas te vrisni te tjere me apo pa faj ne emer te nje te ashtuquajtur Kanun te cilin e ringjallet dhe bashke me te ringjallet instiktet primitive te shtyre nga ata qe duan tju perdorin per interesat e tyre kur nuk iu intereson rruga qyteterimit bashkekohor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *