• |
ide | kryesore

Zbuloni pasaportën që iu çon pa vizë në 162 vende të botës

Stil



Udhëtarët e pajisur me pasaportën e Singaporti, pasaportën e renditur më se fundmi si më e fushqishmja në botë, mund të hyjnë në 162 vende të botës pa vizë, ose me statusin e marrjes së vizës pas mbërritjes në destinacion.

Por, përfitimi i një pasaporte kaq të lakmuar nuk është i lehtë. Një shtetas i huaj duhet të jetë banor i përhershëm i Singaporit dhe brenda dy vitesh mund të pajiset me këtë pasaportë që i hap dyert e 162 vendeve të botës.

Në atë që mund të cilësohet si surprizë është fakti se pas Singaporit, është Korea e Jugut vendi tjetër që lejon hyrjen në 160 vende, përfshirë këtu edhe SHBA-të, Kanadanë, pothuajse të gjithë Europën, Australinë, Zelandën e Re dhe çdo vend në Amerikën Latine, përveç Belizës. Marrja e një pasaporte të Koresë së Jugut kërkon pesë vjet qëndrim zyrtar në vend, ose vetëm një vit nëse keni një bashkëshort/e koreane.

Gjermania, Japonia, Italia, Franca, Spanja, Suedia dhe Finlanda (e cila u kurorëzua kohët e fundit si vendi më i lumtur në Tokë) ndoqën kryesimin në renditjen botërore. Shtetet e Bashkuara renditen të pestat, të lidhura me Kanadanë, Irlandën dhe Zvicrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *