• |
ide | kryesore

Aksidenti në Tropojë, viktima vëllai i kreut të Bashkisë

Lajme



Personi që humbi jetën sot në aksidentin e rëndë në Tropojë quhet Man Dushaj. Ai është vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, përfaqësues i Partisë Demokratike.

Sipas njoftimi të policisë së Bajram Currit, përpos 64-vjeçarit që humbi jetën në aksident, edhe dy personat e plagosur, shoferi i makinës dhe një fëmijë 7 vjeç, janë të afërm të kryebashkiakut.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot paradite. Dy makina, një “BMW” dhe një “Mercedes-Benz” u përplasën më njëra tjetrën në rrugën Bajram Curri-Fierzë. Pas aksidentit, në polici është shoqëruar drejtuesi i makinës tip “BMW”.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *