• |
ide | kryesore

Analiza / Lulzim Basha, një kopjac i përpiktë i Edi Ramës

Arkiva, Kryesore

Lulzim Basha nuk po lë gjë pa kopjuar nga mënyra sesi Edi Rama u soll në opozitë dhe asfiksoi çdo zë kundër në partinë e tij. Megjithëse përbetohet në çdo studio televizive se ata nuk janë njësoj, ai nuk nguron të ndjekë fiks rrugën ne rivalit të tij aktual.

Ai po e shpie PD-në drejt një kongresi statuor ku sanksionohet parimi se edhe nëse kryatari humbet zgjedhjet, ai nuk mban asnjë përgjegjësi. Madje madje ai nuk mban pikë përgjegjësie edhe nëse përson një humbje katastrofale më të madhe sesa gara elektorale pararadhëse (siç i ndodhi Bashës në 2017). Ashtu sikurse njoftojnë reporterët e atashuar pranë PD, në libirin e rregullave që do t’i serviret kuvendit Kombëtar të 28-29 prillit nuk do të diskutohet asnjë pasojë për kryetarin e partisë nëse ky i fundit humbet.

Pikërisht për këtë trajektorrja e Bashës ngjan si dy pika uji me atë të Ramës. Edhe kryeministri aktual pasi humbi betejën elektorale të 2009 nuk pranoi të largohet. Ai zhvilloi një farsë duke shpallur rival Maqo Lakrorin (Basha zgjodhi Selamin) dhe u kujdes që në këtë biçim konkurimi të shmangeshin të gjitha figuara serioze të partisë. Pastaj, ai, me mediat dhe aparatin partiak që kishte në dispozicion filloi anatemimin e lëvizjes LMN, njësoj siç po bën sot kreu i PD me kundërshtarët si Patozi dhe Topalli. Në fund Rama bëri fiks atë që Basha po bën sot, e hoqi fare nenin e statutit sipas të cilit kryetari humbës dorëhiqet.

Të gjitha këto, si dje dhe sot, janë justifikuar me të njëjtat mjete propagande se nuk duhet dobësuar opozita, se neni statuor i largimit të kryetarit i nxit rivalët e tij të punojnë më shumë për humbjen e partisë sesa për fitoren e saj, se një opozitë ne kushtet e regjimeve alla shqiptare i duhet një lider i fortë etj.

 

I gjithë ky debat, duket në fakt një çështje e brendëshme e PD-së. Nëse partia mbyllet dhe nëse rregullat e saj nuk i kënaqin të gjithë çmimin më të madh do ta paguajnë vetë demokratët.

Por në fakt nuk është kështu. Kjo lloj sjelljeje politike e kapërcen pragun e interest të pd-istëve. Ajo është një çështje që i takon të gjithë shoqërisë.

Së pari sepse kjo lloj mënyrë sjellje favorizon Edi Ramën. Duke projektuar një parti të mbyllur, duke u angazhuar në një formacion vassal të njëshit, Basha heq çdo shpresë për krijimin e një fronti, me garë të hapur dhe ide të lira që mund të tubonte të gjithë faktorët opozitarë. Askush nuk do të donte t’a shpenzonte betejën e vet vetëm për të grumbulluar më shumë pushtet rreth Bashës. Askush, gjithashtu, nuk do pranonte t’I jepte bonus atij duke vërshëllyer rrefrenin : “për inat të sime vjehrre”.

Nga ana tjetër edhe nëse e paimagjinueshmja ndodh, pra edhe nëse rrethanat e sjellin bashën në pushtet, me mënyrën sip o sillet në opozitë ai nuk ofron asgjë të mirë. Ne e kemi para syve shembullin se çpo bën sot në pushtet, njeriu që u soll në opozitë njësoj si Basha sot.

Prndaj kopjimi i kësaj metode nuk është një ogur i mirë. Dhe aq më pak ai është një problem vetëm i PD-së. me bashën ne po shohim historinë të përsëritet në mënyrë komike.

©Lapsi.al

7 Comments

  1. Eshte teper e thjeshte analiza. Basha mund te behet edhe mbret ne Pd dhe ne zgjedhjet e ardhshme te perfundoje partia me 500 vete. Te ngeli vetem Basha me pederastin kunat dhe me vjerrin komunist dhe te shkojne ne gop te semes qe te gjithe. Pergjegjes per gjithe kete situate eshte vetem Berisha. Basha nuk ka faj. Gjithmone ka qene dhe do ngelet nje pidh motre. Rrofte PeDeja

  2. Or qelbesira ,mos e sulmoni z Basha sepse jue perfaqsoni oligarkt kurse ai i sulmon .Fitorja e z Basha eshte e sigurt dhe ate nuk e pranoni vetem jue ,megjithse hiqeni sikur jeni shtyp opozitar dhe i sherbeni pd. Ne zgjedhjet brenda pd ne 2017 ,kryetari fitoi mbi 70 % te perkrahjes se antaresise. Mos e sulmoni dhe ofendoni opoziten se esht turp per jue.

    1. T’pakten gjeje një emër o krijese!As nuk jam oligark dhe as nuk kam t’baj me komentet e masiperme, por ta dish qe me jetu njerëzit nen një qeveri kriminele dhe mafioze dhe te mos kene alternative kjo eshte përgjegjësi e opozites. Kjo nuk eshte faj apo përgjegjësi e Bashes, faji dhe përgjegjësia jane të Berishes. Sundoi per 20 vjet, lejoi korrupsionin te shkermoqte shqipnin, e degjeneroi drejtesine ne nivele neverie dhe i dha peshqesh PD-s edhe kukullen Basha, pa ba asnje analize apo identifiku asnje te metë,kjo ashte e pafalshme. Berisha merita ka, por nganjëher meritat jane edhe rezultat historik i inercive ndërkombetare, dhe Berisha ka pas fatin te jete ne krye në keto momente historike, ana tjeter asht edhe sesi ja ka dale te qendroje ne krye, duke i eliminuar gjithmone zerat kritike mbrenda PD-s! Rezultatet e gjithe kesaj katrahure shihen sot.

  3. Nuk mund të krahasohet në asnjë drejtim Rama me Bashën për ti cilësuar si njëlloj.
    Analizat nuk ka sepse të bëhen mbi paragjykime se a bëri apo jo dorheqje Basha.
    Për çfarë “humbje” të Bashës bëhet fjalë, kur pushteti ështe vjedhur me para të pista të drogës e me presione policore të një policie të korruptuar ?
    Nëse pranohet që Rama erdhi në pushtet në rrugë korruptive, pasi në opozitë pengoi proçesin e integrimit me shkaqe banale se LSI- ja paska “vjedhur” njëfarë kryekështilltar në Fier, apo se Meta paskej qenë një “hajdut me zë e figurë”, e me këtë parti bën aleancë qeverisëse për 4 vjet, apo “hajdutin” Meta e zgjedh si kryetar Kuvendi e më vonë si president, mbi çfarë faktesh e llogjike krahasohet Basha me te ?
    Në përballjen individuale me Ramën, Basha është i vetmi politikan që ka fituar.
    Fitoi me te në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.
    Është lideri i opozitës që e detyroi Ramën që një muaj para zgjedhjeve të lëshojë gjysmën e qeverisë opozitës.
    Në politikë luhet gjithmone me kërkesa maksimale, për të arritur të mundshmen.
    Basha pat kërkuar me vendosmëri dorheqjen e Ramës si kryeministër duke e argumentuar po me ato akuza që bëjnë “analizat” e lapseve mediatike. Por tashmë dihet se ulja e stekës së kërkesave të opozitës, erdhi nën presionin e ndërhyrjeve ndërkombëtare.
    Nëse pranohet qe Rama veç parave të drogës, për të mbajtur pushtetin e për tu rizgjedhur, pat mbështetjen e hapur të ambasadorëve të SHBA e BE dhe Basha u vu midis disa “zjareve” , edhe të disa ish krerëve të PD që i dolën kundër, sëbashku me disa “opozitarë” mediatikë të opozitës, a mund të thuhet se paska humbur Basha se “është njëlloj si Rama”
    Opozita humbi si pasoje e drogës, kërcënimeve të elektoratit dhe qëndrimet bishtdredhura si të një pjese të dipllomacisë, ashtu edhe të ish kryesisë së PD të dorhequr pasi kishin humbur zgjedhjet e 2013 duke qenë në puashtet.
    E vetmja “akuzë” konkrete kundër Bashës me të cilën akoma vazhdon të abuzojë mazhoranca socialiste, ishte e lidhur me përfundimin e veprës më të rëndësishme infrastrukturore e me vlera patriotike mbarëkombëtare, në këto 27 vite të tranzicionit, Rrugën e Kombit.
    Këmbëngulën socialistët me prokurorët e tyre që të hetonin Bashën se mos ka “vjedhur” paratë e kësaj rruge, vetëm me qëllim diskretitimin e tij, e nuk ështe gjetuar asnjë fakt për këtë akuzë.
    Konkretisht sot në qender të polemikave qytetare e mediatike, është akuza që ngrihet kundër Ramës se qytetarët më të varfër jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Europës, kuksianët që ndanë edhe bukën e tyre të paktë me 500 mijë shqiptarë të dëbuar me forcë nga Kosova, kjo rrugë në vend që ti ndihmonte për përmirësimin e jetës së tyre, arroganca e Ramës e kthehu në të kundërt, për ti rrjepur më shumë këta banorë.
    “Humbësi” Basha qënka njëlloj me “fituesin” Rama, se po lufton për të mbrojtur qytetarët e Kukësit e gjithë Shqipërisë nga politikat antidemokratike të Ramës.
    Në kushtet e një qeverisje të korruptuar e deri kriminale, emergjente është që të bashkohen të gjithë zërat për të larguar Ramën nga qeverisja e jo të luftohet pandershmërisht lideri i opozitës.
    Me anal-iza të këtij lloji, veçse i shtohet koha në qeverisje Ramës.

  4. Lulzim Basha nuk besoj se kopijon narko-rilidjen toptani,se do jetë fatale,por lluli ka idee shpetuese per Shqiperin,se nje expert dr meficine te shegella dramatike ne stadin terminal.
    pra cirke parti e humoriste individe ne parti ,nuk i sherbejn shqiperis.
    edhe klinika me rreputacion te madhe i largojn dr stupid nga klinika.
    eshte e dhimbshme ,por nuk ka role pozitive nja parti me shume antar,lor me antar partie effikas dhe me testin e dhenë,si etnik patriotë,se me multi-etnite ,e ideologji ottomane u pshurren shpresat shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu