• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh me kompanitë e familjes Kardashian

Paparazzi, Slider



Dukej se çdo gjë shkonte mirë për bizneset e familjes Kardashian, por në fakt nuk paska qenë kështu. Motrat Kardashian kanë vendosur të mbyllin biznesin e tyre të përbashkët. Kim Kardashian konfirmoi më anë të një postimi në faqen e saj, mbylljen e dyqaneve Dash Stores, pas 12 vitesh aktivitet.

“Pas 12 vitesh unë dhe motrat e mia kemi vendosur që të mbyllim dyert e dyqaneve tona Dash. Ne hapëm familjarisht dyqanin e parë në vitin 2006 dhe kemi shumë kujtime aty. Pastaj erdhi hapja e dyqaneve të tjerë dhe ky biznes u bë një pjesë e pandarë e jetës tonë. Por, kohët e fundit ka qenë shumë impenjuese të mund të merreshim me brandet tona, të ishim nëna si dhe të balanconim punën me familjen. Ka ardhur koha të ecim para. Ju jemi shumë mirënjohës punëtorëve të dyqaneve si dhe fansave tanë për mbështetjen, pa ju nuk do t`ia kishim dalë”, -shkruajti Kim në faqen e saj.

Në fakt në lajmet që kanë qarkullluar në media këto kohë aludohej se biznesi po falimentonte, por Kim nuk e ka përmenduar fare një gjë të tillë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *