• |
ide | kryesore

Cili do të jetë vendi i parë i BE që do të transferojë ambasadën në Jerusalem

Planet



Qeveria rumune ka vendosur që ambasadën e vendit të vet në Izrael ta zhvendosë nga Tel Avivi në Jerusalem.

Rumania do të jetë vendi i parë i Bashkimit Europian që do të bëjë këtë zhvendosje, duke ndjekur shembullin e SHBA-ve.

Shefi i socialdemokratëve në qeveri, Liviu Dragnea, ka deklaruar se “vendimi është marrë dhe se kanë filluar procedurat.” 

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar në dhjetor të vitit të kaluar se vendi i tij do ta transferojë ambasadën në Jerusalem, shembull që disa javë më pas e ka ndjekur Guatemala.

Por, ky vendim i Trump shkaktoi trazira në Lindjen e Mesme. Palestinezët reaguan ashpër duke u përplasur me forcat izraelite. Ata dogjën flamurin amerikan dhe foton e Trump. Shumë vende të Bashkimit Europian dhe jo vetëm u shprehën kundër këtij vendimi, i cili sipas tyre, do të minonte tratativat për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve, për të cilët Jerusalemi është një vend tepër i shenjtë. ©LAPSI.AL 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *