• |
ide | kryesore

Dalin pamjet e grabitësve të argjendarisë në Durrës, morën 2 kilogram bizhuteri

Lajme, Të fundit



Një video e grabitjes para dy ditësh të një argjendarie në qytetin e Durrësit është publikuar nga Panorama. Siç duket nga pamjet, fytyrat e dy grabitësve duken qartë, duke u larguar me nxitim pasi kanë kryer vjedhjen.

Grabitja ndodhi në bulevardin kryesor të qytetit bregdetar. Policia tha se dy personat e dyshuar ishin të maskuar dhe me armë dhe kanë përdorur elektroshok për të neutralizuar shitesën.

Burime nga grupi hetimor thonë se dy autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme rreth dy kilogramë bizhuteri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *