• |
ide | kryesore

Lirohen 7 protestues kuksianë, thirrjet në Shkodër “Burg për Edi Ramën”

Kryesore



Shtatë prej të arrestuarve për protestën në Kalimash u lanë të lirë nga Gjykata e Apelit në Shkodër, ndërsa 4 të tjerë mbeten ende në qeli. Vendimi u prit me thirrjet “Burg për Edi Ramën” nga protestues kuksianë dhe shkodranë që ishin grumbulluar përballë Gjykatës në pritje të vendimit.

Familjarë dhe të afërm të kuksianëve që u arrestuan për protestën e Kalimashit në 31 Mars, protestuan në Shkodër ndërsa zhvillohej seanca e rivlerësimit të masës së arrestit për kuksianët që ndiqen penalisht.

Protestës iu bashkuan edhe mbështetës të opozitës, ndërsa deputetët e PD dhe LSI udhëtuan drejt Shkodrës për të ndjekur nga afër gjyqin. Gjatë paradites, Gjykata e Apelit në Shkodër u mbajt e rrethuar nga 150 policë që ruanin godinën, ndërsa protestuesit qëndronin jashtë saj me thirrjet “Lironi vëllezërit tanë”, “Poshtë Fatmir Xhafaj” apo “Poshtë Saimir Tahiri”.

Avokatët e të arrestuarve denoncuan falsifikimin e dokumentave të arrestimit, me pretendimin se kuksianët e morën nga shtëpitë e tyre në mesnatë në kundërshtim me ligjin.

Pamjet e arrestimit të kuksianëve nga kamerat e sigurisë që tregojnë forcat speciale në orën 03:00 pas mesnate nuk u pranuan në gjykatë si prova.

Jashtë godinës së Gjykatës situata u tensionua, kur protestuesit kanë ndezur tymuese me thirrjet kundër qeverisë.

Në protestën e 31 Marsit në Kalimash, qindra qytetarë kuksianë të irrituar me taksën 10 euro protestuan kundër vendimit të qeverisë.

Protesta u përshkallëzua dhe kuksianët hynë në pikën e pagesës së taksës duke shkatërruar dhe djegur kabinat, sportelet dhe trarët e vendosura nga kompania private që ka fituar konçensionin.

Në mesnatë, policia nisi bastisjet në Kukës dhe 23 persona u arrestuan. Për disa ditë në qytet qëndruan forcat speciale, por pavarësisht arrestimeve dhe presionit, Edi Rama vendosi të tërhiqej nga taksa 10 euro, vetëm për disa muaj, duke premtuar lehtësira për banorët e Kukësit.

 

 



6 Comments

  1. Therret Prizreni: Mori Shkoder,
    hajde te rrime se te kam moter!
    “nuk po mundem mori vlla
    Edi Rama na ka vu tra”!!

  2. Ka bërë me qindra marrëzira Edi Rama gjatë gjithë karrierës së tij politike, por dy janë marrëzitë e tij më të mëdha që e kalojnë cakun e marrëzisë e i takojnë krimit flagrant.
    Kanabizimi e trafiku e tij rekord në Europë dhe arrestimi në mes të natës të kuksianëve skajmërisht të varfër që dolën të protestojnë për trarin me pagesë të Rrugës së Kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *