• |
ide | kryesore

Mark Marku përplaset live me Tahirin: Komisarët e tu ngarkonin drogë. Ish-Ministri: Ti i dridhesh të vërtetës

Lajme, Të fundit



Ne një lidhje direkte ne telefon për emisionin “Opinion”, ish ministri Saimir Tahiri i është përgjigjur disa pyetjeve te drejtuara nga gazetari Blendi Fevziu, por edhe nga disa te ftuar qe ishin ne studio.

Gjate pyetjeve qe analisti Mark Marku i ka drejtuar Tahirit, ka pasur edhe një tension mes tyre, ndërsa Marku e ka pyetur nëse e ka pasur te qarte detyrën e tij kur ishte ne krye te Ministrisë se Brendshme.

Debati:

Marku: A e ke pas te qarte detyrën tende si Minister i Rendit, ky eshte problemi, se varet çfarë koncepri ke ti per kete detyre

Tahiri: Mark, a e kam pas të qartë detyrën mund të ta shpjegojë Grida kete gje.

Marku: Grida mund të ta shpjegojë ty, se e ke këtu mund të flasësh direkt. Unë po të pyes a është detyra e një Ministri Rendi që vendi të mbillet me kanabis? Dhe a është detyra e një ministri Rendi qe komisaret e policisë qe i caktoje ti, te ishin punetor ngarkim shkarkimi per punonjësit e kanabisit?

Tahiri: Ku e ke pare ti qe komisaret ishin punetore ngarkim shkarkimi?

Marku: Po pra po, kane dale ne televizion.

Tahiri: O Zoti Marku, te garantoj qe une e kam ditur shume mire detyrën time. Nuk jam si ty qe i dridhem te vërtetës. Une i bie drejtpërdrejt.

Marku: Une nuk i jam dredhur, ti po i dridhesh.

Tahiri: I dridhesh dhe jo pak, une i bie drejtperdrejt

Marku: Shpresoj ta thuash te verteten tani

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *