• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Xhafajt: Shumë shpejt do të goditen grupet kriminale në Fier dhe Lushnjë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi se do të ketë goditje të grupeve kriminale në Fier dhe në Lushnjë, ndërsa nënvizoi se deri më tani janë goditur 7 grupe kriminale nga operacioni “Forca e Ligjit”.

“Jo vetëm ndëshkimin penal të tyre, por dhe goditjen e pasurive kriminale që këto grupe kanë vendosur. Nga njëra anë ndëshkimi penal i tyre dhe nga ana tjetër heqja e bazës ekonomike. Jemi të vendosur për luftë pa kompromis ndaj këtij fenomeni. Deri më tani kemi goditur 7 grupe kriminale. Shumë shpejt do të shihni rezultate konkrete edhe në Fier edhe në Lushnje ku ka dukuri të kësaj natyre”, tha Ministri i Brendshëm.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *