• |
ide | kryesore

Rama bën kërdinë, valë shkarkimesh në të gjitha ministritë

Lajme, Të fundit
qeveria, vizat, kazakistan, marreveshje



Qeveria ka vendosur që Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit t’i shtohen edhe 182 punonjës për vitin 2018, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që Ministrisë së Brendshme të reduktohet stafi me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14 146 zyrtarë.

7 veta i hiqet Ministrisë së Bujqësisë, po 7 veta Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa Ministrisë së Financave i reduktohet stafi me 92 persona. Katër persona i reduktohen në staf Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Ministrisë së Mbrojtjes i reduktohen dy veta, e po kaq i reduktohen edhe Ministrisë së Turizmit, ndërsa Ministrisë së Kulturës i Reduktohen 7 persona.

Një numër prej 27 personash i reduktohen Ministrisë së Shëndetësisë.

Në reduktime stafi janë përfshirë edhe disa agjenci si ajo e Prokurimit Publik, ku 4 veta do të hiqen nga puna, ndërsa dy do të hiqen tek Agjencia e Zhvillimit të Territorit, 1 person hiqet tek Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ndërsa me 5 veta reduktohet stafi i punonjësve të ADISA-s.

Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për vitin 2018, reduktohet me 3 veta, ndërsa 4 veta hiqen nga puna në Inspektoratin Qendror.

Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, ndërsa numri i përgjithshëm i punonjësve organikë, buxhetorë, nuk ndryshon.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



4 Comments

  1. Po pse kerdi eshte kjo qe na thoni. Ka bere nje krasitje me gjethe te kalbura, qe vete i ka emeruar, e sot pastro dekorin qe ngriti vete.I heq nga sena, e ive te prena.

  2. keshtu don me zhduk gjurmer e krimiz qe ben me takirin,mao LII ce dunin e vllahutinin.te gjith sjok kanabisi e kokaine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *