• |
ide | kryesore

Rita Ora: Kur rri lakuriq para pasqyrës them…

Paparazzi, Slider



Kur je e famshme mund t’i lejosh vetes gjithfarë lloje deklaratash, shumica prej tyre të bujshme që bëjnë xhiron e botës. Për personazhet VIP, të qenit të kornizuar, brenda një hapësire që ju dikton kode sjelljesh apo veshjesh nuk është gjithmonë e pranueshme. Kështu ndodh edhe kur bëhet fjalë për artistët shqiptarë.

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore është bërë shpesh protagoniste e rubrikave rozë, përmes intervistave, fotove pikante apo zhvillimeve të reja që prekin jetën e saj private dhe atë profesionale, e që gjithmonë përbën interes për mediat. Kështu, ka mjaftuar një postim i saj në instastory ditën e djeshme, dhe ajo ka shkaktuar jo pak bujë.
Le ta quajmë një formë mesazhi atë që ka dashur të përcjellë këngëtarja përmes këtij postimi, ku shkruhet: “Fakt i vërtetë. Qëndroj lakuriq para pasqyrës dhe i them vetes se jam marrëzisht seksi. Këtu fillon ajo…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *