• |
ide | kryesore

Seanca gjyqësore ndaj protestuesve kuksianë, masa të rrepta sigurie në Shkodër, policia rrethon gjykatën

Lajme, Të fundit



Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga nisja e seancës në Gjykatën e Shkodrës, Policia ka rrethuar të gjithë zonën.

Në orën 11:00, në Gjykatën e Apelit në Shkodër, do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar.

Deputetë dhe aktivistë të Partisë Demokratike do të jenë ditën e sotme prezentë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ku janë ankimuar 23 masat e sigurisë dhënë nga Gjykata për protestuesit e Rrugës së Kombit.

Të arrestuarit në Apel sot:

Shpëtim Toda, Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi, Ervis Ruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziri dhe Edmond Matmuja.



2 Comments

  1. kjo eshte e pa pare ndonjehere.. DEPUTETE TE OPOZITES DO TE JENE TE PRANISHEM NE GJYKATE’…

    Po te isha une gjykates.. do ti pyesja .. PRANIA JUAJ KETU ESHTE PRESJON NDAJ DREJTESISE ?

    Keta klloune qe bejne SHOW OPOZITAR ne nje salle gjykate jane shume qesharake.

    1. Po te gjykoje me trute e tua dhe jo ato te partise, nuk do flisje me gjuhen e komandatit suprem (klloune dhe qesharake), por do pyesje veten nese kjo eshte drejtesia qe deshet per kete vend: trafikantet jashte-protestuesit ne burg. Por mbase kete do ta kuptosh kur ndoshta te perballesh vete si individ me drejtesine e reformuar- atehere do fillosh ta shohesh me qarte kush eshte kllouni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *