Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Ahmetaq të Fushë-Krujës. Mësohet se lënda plasëse ishte vënë në ambientet e jashtme të banesës private të Nazmi Demirxhiut, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Në momentin e shpërthimit e gjithë familja ka qenë në banesë. Paraprakisht nuk raportohet për persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë. Një hetim ka nisur për të zbuluar autorët dhe nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Demirxhiut.