• |
ide | kryesore

VIDEO/ 11 protestuesit kuksianë sot para Apelit në Shkodër, qytetarët e PD protestë, policia merr masa

Lajme, Të fundit



11 kuksianët e arrestuar për protestat e dhunshme në “Rrugën e Kombit” tre javë më parë do të dalin sot në orën 11:00 para Gjykatës së Apelit për rivlerësim të masës së sigurisë, pas apelimit të masës “Arrest në Burg” nga avokatët e tyre.

Jashtë ambienteve të gjykatës së Apelit në Shkodër do të zhvillohet një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve.

Në protestë do të jetë edhe grupi i PD, ashtu si në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës. Për të parandaluar ndonjë përplasje, policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë policie.

Ndërkohë drejtori i policisë së shkodrës, Vehbi bushati është parë të dalë nga një takim me strukturat e policisë në lidhje me masat e protestës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *