• |
ide | kryesore

Zhduket madama e Mozzik, reagon këngëtari

Paparazzi, Slider
mozzik-680x365_c-600x365.jpg



Kënga më e re nga Mozzik “Madam” pak ditë pas publikimit dukej të ishte një sukses i vërtetë. Brenda pak ditëve ajo kishte arritur 7 milionë klikime, por kënga është fshirë sot nga Youtube. Mozzik ka postuar në Instastory këtë ndodhi të pakëndshme me shkrimin “Marre ju qoftë”. Në videot e postuara këngëtari duket shumë i revoltuar me këtë ngjarje.
Siç shihet edhe nga postimi i tij, kjo këngë është fshirë për shkak të shkeljes së të drejtës së autorit, pasi është raportuar nga Zapp & Chriss që janë pjesë e labelit “On Records”, me të cilët Mozzik pati një konflikt dhe përfunduan në gjyq për shkak të prishjes së kontratës. Kënga “Madam” ishte publikuar në labelin “2 Euro Gang”, i cili është labeli i krijuar nga këngëtari dhe vëllai i tij Getinjo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *