• |
ide | kryesore

Basha nuk është opozita, por mallkimi i saj

2, Ide



Sado keq të jetë Edi Rama, sado që protestat si ajo e kuksianëve të nxjerrin në pah arrogancën e tij, sado që aksione si ato të biznesit të vogël, të vënë në dukje lidhjen e tij me oligarkët, sado që lajmet e kronikës së zezë të vërtetojnë kapjen e pushtetit nga krimi i organizuar, Lulzim Basha bën gjithmonë diçka më shumë për t’u shfaqur më shëmtuar në publik. Kështu ndodhi edhe këtë herë.

Një seri ngjarjesh të kohëve të fundit skicuan në sytë e gjithëkujt një kryeministër që nuk pyet për askënd, që u zhvat më të vobektëve edhe qindarkën e fundit, që të rrëmben me polici në mes të natës, që shkatërron si i do qejfi vlera historike dhe i varros ato nën betonin korruptiv të klientëve të tij. Pra shkurt, një autokrat të vetëkënaquar që drejton me veshët dhe sytë mbyllur.

Por, në vend që të përfitonte nga ky moment që në politikë nuk të vjen shpesh, në vend që t’a shfrytëzonte këtë rast për të treguar se ndan vlera dhe parime të ndryshme, Lulzim Basha, aty në ngastrën e tij të vogël, në opozitë, bëri ç’është e mundur për t’i thënë të gjithëve se ata janë njësoj. 

Lexo më tej:

Analiza / Lulzim Basha, një kopjac i përpiktë i Edi Ramës

Mbledhja e turpshme e Këshillit Kombëtar të PD, ishte një shembull tipik i arrogancës së liderit, i paaftësisë për të dëgjuar të tjerët, i padurimit për të diskutuar ide të kundërta, që të gjitha së bashku, i kanë vënë shkelmin shpresës për ngritjen e një fronti të përbashkët anti- Rama.

Po t’i marrim një nga një, ato që ndodhën të premten në selinë e PD janë të frikshme. Puna nuk është vetëm se Lulzim Basha tentoi të kalçifikohet në çdo mënyrë si kryetar (duke injoruar nenin e statutit që lideri që humbet largohet). Puna nuk është as vetëm se ai e pati të vëshitirë të përballet me një analizë për disfatën personale të 2017, për të cilën është fajtori unik.

Ai bëri shumë më tepër se kaq. Në momentin kur po akuzohet drejtpëdrejt për paratë e parajsave fiskale të paguara për lobim në ShBA, ai nuk pranoi një kontroll më transparent mbi financat e partisë. Pasi ka bërë autokritikë për mënyrën si i hartoi listat e deputetëve, ai nuk dha asnjë garanci për zgjedhje me kolegjale të tyre.

Lexo më tej:

Imami: Sot është një ditë e keqe për Partinë Demokratike

Patozi për statusin e ri të partisë: Në Kinë i japin pushtet të përjetshëm fituesit, në PD Lulit humbës

Po t’i shtosh këtyre edhe anët formale të organizmit të mbledhjes, ku nuk u lanë projekte alternative, ku nuk fitoi asnjë obsion i ndryshëm nga ato të burokratëve të partisë, ku gjithçka u organizua tinëz dhe në kulisa, mbërrin në dy konkluzione të rëndësishme:

E para se tani kur një gjë e tillë duhet më shumë sesa kurrë, Lulzim Basha është i paaftë të mbledhi rreth vetes gjithë demokratët, e jo më të imagjinojë për formëzimin e një aleance shumë më të gjërë opozitare.

Dhe e dyta, e vlefshme ndoshta për ata që besojnë mrekullitë, edhe sikur një çudi të ndodhte edhe sikur një dorë hyjnore t’a katapultonte në pushtet, ai do të ishte një dështim. Sepse ai po e tregon që sot se nuk ka asgjë të ndryshme nga arroganca, mosrrespekti për rregullat demokratike dhe  frika nga konkurenca që karakterizojnë edhe Ramën.

Ai është i prekur nga të njëjtat viruse që shkaktojnë të njëjtat efekte. 

Pikërisht nga ato që nxjerrin në pah një të vërtetë të frikshme: sa herë kryeministri është keq, lideri i opozitës nxiton të duket edhe më keq.

Kjo ndodhi dhe në ditët e fundit dhe është pikërisht kjo që tregon se Lulzim Basha ka rreshtur së qeni një shpresë, por është shndërruar në një mallkim për opozitën.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Sa te ditur qe jeni ju analistat e majte,mor Bushat.
    Na gjeni nje nen ne ndonje ligj neper vendet e ndryshme te botes,qe percakton “doreheqjen”!Shkoni kerkoni edhe andej nga Afrika apo Kina dhe na e sillni ta lexojme se si e kane te sanksionuar ata nepet ligjet e tyre.
    “Doreheqja” eshte akt MORAL dhe jo LIGJOR.
    Se si do te veproje Basha,mbetet per t’u pare,por qe ta sanksionosh ne ligj…
    Duhet te jesh o idiot,o i lig te pretendosh kete.

    1. Shko o injorant e lexo statutet ose rregulloret se si funksionojnë partitë politike, se nuk ka të bëjë me ligjet e shtetit që miraton parlamenti.

      1. Sa pallosh qe je,o “a”.Shko merr statutin e ndonje Partie Europiane dhe lexoje.
        Se ligji,eshte ligj,jo vetem per shtetin,por edhe per organizatat politike.Qe ta dish edhe ti ne familje ke nje ligj,packa se eshte i pashkruar gjekundi.
        Ligjet dhe kanunet na ndajne nga kafshet.
        Doreheqja eshte morale!
        Shkarkimi sanksionohet ne ligj,neper statute apo neper rregullore!

    2. Mallkimi i Shqipërisë historikisht i ka rrenjet në ish partinë e punës, sot partia socialiste kanabiste.
      A është Edi Rama e keqja më e madhe e Shqipërisë ?
      Ështe vërtetë, por sëpaku është një e keqe e dentifikuar dhe e njohur.
      Por ka edhe një të keqe tjetër me të madhe që është e fshehur.
      E kjo është kategoria e atyre që bëjnë sikur godasin marrëzitë e Ramës e solidarizohen me kritikat e opozitës, e me dredhi hedhin helm vazhdimisht për opozitën vetëm për ta përçarë e shkatëruar ate.
      Nuk e thotë kot fjala popullore, më ruaj nga “miku” se nga armiku di të ruhem vetë.
      Psikopati Rama nuk do ta ketë të gjatë se ai nuk heq ndorë nga marrëzitë për të sharrë e ofenduar të gjithë. Opozita duhet të ketë kujdes e të ruhet më shumë. nga ata që i quan miq e që paraqiten me dredhi si të tillë e në fakt të ngulin thikën pas shpinës.
      Dredharakët shpirtligj, janë ku e ku më shumë të rrezikshëm se budallejtë.

  2. Me vonese Bushati, shume me vonese. Kritikat qe i kane bere shume veta Lulit ti i konsideroje qe vinin vetem nga marionetat e Edi Rames. Kembanat per pa-aftesine e Lulit ka kohe e vakt qe bien. Fundi i Edi Rames eshte ngushtesisht i lidhur me drejtimin e partise demokratike. Te gjithe ne e kemi pare me kohe qe Luli jo vetem nuk ka aftesi per kete, por ka edhe te njejtat defekte te arrogances dhe papergjegjshmerise qe karakterizojne Edi Ramen. Njerez si puna jote e kane justifikuar Lulin vazhdimisht dhe per rrjedhoje ai vazhdon te jete ne krye te PDse kur ne fakt ai duhej te kishte ikur me kohe. Kenaquni tani me Lulin e ngrire dhe te shkrire sipas rastit kurse Edi Rama vazhdon qeverisjen e tij me minimumin e shqetesimit.

  3. Asnji analist nuk duhet te punoje kunder opozites por duhet te vazhdoje ti bashkangjitet asaj . Eshte e sigurt se tek ju analistet dhe opozita , populli vkereson ndershmerine tuaj , aftesite tuaja , luften tuaj kunder vjedhjes dhe korrupsionit . Nuk ka kuptim te ndaheni tani (disa analiste dhe opozita )por ribashkohuni si ne periudhen e cadres dhe behuni si nje trup i vetem kunder oligarkeve dhe per fitoren e liri-demokracise.

  4. Hë Bushat?Si thua? Ramen e kritikoj per te berat e te paberat,
    ama ky Luli asesi nuk vjen si alternatve,apo.O sa djallzi prej injoranti dedikuar poashtu injoranteve.

  5. A thua vërtetë e ha meraku kaq shumë Bushatin për fatin e Partisë demokratike ?
    Është po ky Bushat që dhjetë herë më shumë sesa sulmon formalisht Ramën sot, si votues i “opozitarit”Blushi, që nga fillim vitet 90 e deri sot, çfarë nuk ka vjelle e nuk vazhdon të vjellë kundër PD e liderëve të saj.
    Një gjë është e kjartë në”armiqësimin” e Bushatit me ish mikun e tij Rama.
    Kjo është thjeshtë luftë klanesh për pushtet, mbrenda së kuqes soc-komuniste. që nuk ka farë të bëjë me parime demokratike perëndimore, por thjeshtë me mërrinë e revanshizmit komunist.
    Po të vini re në “kritikat” e gazetarëve e analistave me prejardhje nga blloku i Byrosë politike të KQ të PPSH, gjithë shqetësimin e tyre e kanë tek lufta kundër kapitalizmit
    Edhe “Rilindjen” e Ramës e shohin me shqetësim si një rilindje kapitalizmi, që e motivojnë me luftën kundër korrupsionit, që sipas tyre sjell kapitalizmi.
    Vini re se me çfarë faktesh e motivon ai kritikën e ndonjë Patozi apo Imami kundër Bashës.
    Ashtu si edhe këta, edhe Bushati nuk gjen dot asnjë fakt, por hedh vetëm shashkën e tyre propogandistike se edhe Basha është njëlloj si Rama.
    Po meri o i uruari Bushat, edhe Ramën, edhe Patozin e dil sëbashku me to në publik duke u krahasuar qoftë me portretin fizik të Bashës.
    Nuk është vërtetë gjithshka portreti fizik ai që përcakton ndershmërinë e intelektin, po në të përgjithshmen, është me vend fjala popullore se “shihja surratin që të kuptosh se si e ka shpirtin”
    Rama duket kjartaz edhe pa e hapur gojën se është një njeri me probleme psiqike.
    Patozi duket si të ishte i vëllai i Gramoz Ruçit, “kalorës fytyrëvrerosur”.
    Duke të kërkuar ndjesë paraprakisht o z.Bushati, por të këshilloj që të bëhesh i besueshëm, kur bisedon e debaton me tjerët, duhet ti shikosh në sy e jo anash siç bën ti. Kjo është një manierë tipike e mos sinqeritetit e dredhisë.

    1. Bravo t kjoft i paemer qi ja the t verteten .Kta analistat e dijn fort mir se pd i fito zgjedhjet dhe e sulmojn. Fitorja e pd osht e sigurt ,pavarsisht analistvet.

    1. Nuk më lidh asnjë “hall” as me Bashën e asnjë politikan tjetër në Shqipëri se as i kam njohur e as i njoh duke jetuar prej shumë kohësh larg Shqipërisë.
      Hallin e kam qoftë edhe për ty o shqiptar i “paemër”, që ti shohësh gjerat me të vërtetën e fakteve e jo të propogandave të ushqyera me paratë e drogës.
      Mos mendo se del i fituar nga një qeveri që inkurajoi drogën. Mund të fusësh në xhep ca para të pista nga droga sot, por do të dalin nga hunda kur fëmijtë tënd nesër të bhen viktima tragjike të drogës.

  6. Ky katundari i funditi jep vulen, pa idhene vehtes dinjitetin,,NEJSE. Per shkrimin e z BUSHAT ka shume, e shume konsuenca te konfliktualitetit, me qellim zjarre ndezjen e me tepert ne PD.Asnehere nuk do mund ta barazoni BASHEN me RAMEN, jane largqe nga hera si histori personale e te dyve, por edhe sot. Keshtu qe ti barazosh eshte banalitet gazetaresk i qellimshem. Ne se je ai qe ben analiza Z BUSHAT, shihi ne retrospektive figurat qe sot kerkojne doreheqjen, hiqen sikur PDja u krijua sot, e keta po plotesojne statusin. Ku ishin keta nder vite, ku ishin keta kur demokratet endershem enderronin per demokracine e vertete europiane, keta jo qe nuk mendonin, por as i perkrahnin, e ne vende pune e kudo u mbajten kulishet, e pasardhesit e kuqaleve, sepse ishin ngrohte ne karriket e tyre, Partine e lane mbas dore, asgje nuk bene, e lane gati ne shkermoqie, dhe sot dalin kerkues, rregullueste statutit , , e me e keqja vene edhe kushte. Keta me tendenepo kerkojne qe ne rast humbje zgjedhjesh kryetari te jape doreheqjen, sepse,, keta ky grup ishte qe ne zgjedhjet e kaluara bene thirrjr qe mos te votohejPDja vetem, e vetem sepse e kishin inatin cmirezi me BASHEN, A shihni deri ku kane perfunduar. Ne kete kuptim keta sot jane bere ushqimi politik i RAMES. KUSH NUK DO PDne, ME MIRE TE HESHTE… KOHA TYRE IKU.

  7. Bushat ti nuk ke durim te lexoxh edhe mbrojtjen qe PD i ben kritikave psh ti thua se nuk ka pranuar verifikimin financiar te shpenzimeve.Lexo nenin perkates te statutit qe kerkon ngritjen e nje komision ,bordi vetem e vetem per kete problem.Dhe pas analizes financiare ky bord vendos me shumice nga anon e drejta etj etj

  8. Pd nuk eshte e mallkuar, por eshte e berishizuar. Mallkim nuk vlen per barbaret!, Basha eshte produkti lakuriq i berishizmit te PD. Mos u lodhni me fatin e PD, ajo po perjeton ate qe e ka gatuar vete. Fundin e saj. Kerkoni e gjeni lider te rinje qe te jene qytetar te denje per te perfaqesuar kete popull drejt evropjanizimit te Shqiperise. Ka shprese, biles ka boll. Mos humbni kohe me kotesine.

  9. Pa pritur te “djathtet ” injorante te Lulit po shajne te “djathtin” analist berishian Andi Bushat Kapo!Historia tregon se Andi,Shkullaku dhe Tosi i sherbejne Berishes! Se ku jane lidhjet shqiptaret i dine mire! Keta jane plehra mediatike saliniane te sponsorizuara nge disa qarqe antishqiptare! Keta tre “analiste” jane te majte por mbrojne te djathten! Komentuesin ‘ar’ nuk e kemi degjuar te na jape “mendimin” e tij te vyer!

  10. Sa meresh me “mallkimin e opozitës” o Bushat, pa mere e na e “analizo” sipas mendjes tënde raportin zyrtar të DASH për gjendjen e politikës e shtetit shqiptar..
    Nuk meret ai raport as me opozitën, as me Blushin, Topallin e Patozin, por me goditjen e korrupsionit të gjithëanshëm qeveritar të Ramës. Ndërmjet tjerave ai raport godet tangent edhe gazetarë hileqare që kërkojnë ta largojnë vëmendjen e publikut nga e keqja e qeverisjes e meren me goditjen e opozitës.

  11. z. Bushati me kete shkrim ke jo inteligjencen e lexuesve, por inteligjencen tende!
    Kujt i paska zene rrugen per Kryetar ne PD ky L. Basha? Patozit, Jozit, Bodes, Imamit, Selamit apo…Julian Dedes?
    Kush nga keta barabitet me Bashen si nga qytetaria, si nga oratoria, si nga intelekti?
    Ato jane vite drite poshte nga Lulzim Basha! Per nje fakt te thjeshte fare : Kjo kompani anti-Basha nuk ka asnje qe te aspiroje per Kryetar te PD sepse duan te rikthejne Kryetar ne PD…Berishen!!!
    Kaq mjafton per kedo qe eshte ose jo ne PD per tu bindur se keta anti-Bashat jane vecse zilka per rikthim te Berishes Kryetar qe , besoj dhe ti o z. Andy Bushati dhe kushdo me mendje normale e quan nje cmenduri qe ja kalon gjithe fajeve te Bashes 100 fish!

  12. Komentues’ Andi, jo BUSHATI, duket fare mire si ato qe shkruan se padroni faqe zi,, ia ka dhene zyren e kondra venies afer HALESE. e per cudi na futet edhe ne keto komente duke qelbur me zhgaravinat e maskarait opinionet e njerezve qe thone ate qe mendojne. Ky kaush komunisti, produkt i kopese se qelbesirave po na hiqet vazhdimisht kritizeri te tjereve, e sidomo si parzma e KM idiot, kanabist qe ka marre me qafe nje popull.

  13. Cna cate @@rin te gjithe ju me sofizma .I vetmi komentues qe i perket shtreses se thjeshte eshte , ari , dhe ai flet vetem fjale te verteta qe i nxjerr nga zemra . Jepi ari ,fol dhe mos u tut.

  14. Na mytti llymi! Injorantet dhe gjysem analfabetet “lexojne” dhe “komentojne” Andin me rrotullimet e tij sipas urdherave te Saliut! Keta injorante nuk kane turp ta pranojne prapambetjen e tyre dhe kane humbur sensin e te vertetes!Sa per komentuesin ZI lexo komentin dhe kupton qe jeton ne kohen e osmanllinjve! Na mungon “ari” kampioni analfabet!

  15. Edhe Une si “Uni” them se ketu qenkan llumi , injorantet, gjysem analfabetet qe “lexojne” dhe “komentojne” Andin.
    Tok me “Unin” jemi te bindur se ajka, inteligjenca, zgjuarsia jane 100% rreth Edi Rames Pare qe Allahu e marrte prane vehtes! Sepse fare thjeshte : Frymezohen nga simboli i mencurise katunare shoku Tao Balla, shembull i gjalle i rilindasve te djeshem dhe simboli i kesaj “Shqiperie qe duam”…

  16. Demokracia kalon kur te dalin para drejtesisè kryemafiozèt; Edi Rama,Sali Berisha, Ilir Meta.Lulzim Basha ,me oligarkèt dhe bandat e tyre !
    Kjo qe jetojmè tash 27 vjet eshte vetem mafie qe vazhdojnè te vjedhin popullin Shqiptare me ligj dhe pa ligj!!

    1. I gjori ti more HOOk se mesa qejf e paske pasur kohën e para 27 viteve, kur Shqipërinë e qeverisnin kriminelë xhahilë komunistë e injorantë mjelëse lopësh e shoferë.
      Nëse do të ishin zbuluar me emra e mbiemra të gjithë kriminelët oficerë apo spiunë të ish sigurimit enverist, nuk do të guxonte sot askush si puna tënde, të bënte rolin e Aranit Çelës për të akuzuar “armiqtë e popullit e të partisë”.
      Është idiotësia më e madhe të krahasosh e të bësh njëlloj qoftë edhe këta katër politikanët që përmend, sepse të katërt ndryshojnë shumë me njeri tjetrin.
      Po si nuk ta thotë goja o injorant, se drama më e madhe e shqiptarëve ështe se në tribunën e tempullit të demokracisë, parlamentit shqiptar, sheh sot të bëj moral demokratik një ish ministër i fundit i sigurimit te diktaturës enveriste ?

  17. Artikull i shkruar nga i njejti gazetar qe vitin e kaluar i bente thirrje njerezve te votonin per Ben Blushin. Si perfundoj historia e LIBRES e dime te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *