• |
ide | kryesore

FOTOT/ Çifti shqiptar kapet me drogë në Greqi, e fshehën në impiantin e gazit të makinës

Lajme, Të fundit



Një çift shqiptarësh u kapën me drogë në Kostur, pasi kaluan kufirin me Greqinë. Policisë greke iu desh të bënte një kontroll të imtësishëm të makinës  tip “Mercedes-Benz” ML, ngjyrë e bardhë, fuoristradë.

Droga u gjet në impiantin e gazit të mjetit. Brenda në bombol ishin fshehur 35 pako me 31 kg e 944 gram marijuanë.

Emrat e të arrestuarve nuk u bënë me dije, por mediat greke shkruajnë se atyre iu sekuestruan edhe 2900 euro dhe 20 mijë leë të reja shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *