• |
ide | kryesore

“Süeddeutsche Zeitung”: Shqipëria e do një vend në tavolinën e BE-së

Lajme, Të fundit



“Nuk mund t’ia nxjerrësh asnjë fjalë të keqe nga buzët. Edi Rama, kryeministri shqiptar, emigrant i dikurshëm në Paris, nuk lejon që të provokohet nga kritikat e presidentit francez Emmanuel Macron”.

Kështu shkruan sot gazeta e njohur gjermane “Süeddeutsche Zeitung”, e cila ka marrë përgjigjet e Edi Ramës ndaj paralajmërimit të presidentit francez Emmanuel Macron për idenë e tij rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Ndoshta sepse ai [Macron] ka prishur lajmin më të mirë për Shqipërinë për një kohë të gjatë?”, pyet gazeta prestigjioze në një shkrim nga korrespodenti i saj nga Brukseli, Danniel Brösler, shkruan KP.

Gazeta përshkruan tutje këmbëngulësinë e Ramës që të sigurojë karrigen e Shqipërisë si anëtare në BE duke treguar se si Rama ka reaguar kur është pyetur përmes telefonit për mesazhin e fjalimit të Macron në Parlamentin Evropian, ditën kur BE u dha rekomandimin formal për nisjen e negociatave për anëtarësim, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Macron përgjatë fjalimit të tij në Parlament Evropian kishte paralajmëruar se ai “do ta mbronte idenë e zgjerimit të BE-së vetëm nëse do të thelloheshin reformat brenda Evropës sonë”.

Por me këtë mesazh Macron, sipas kryeministrit Rama, vetëm sa ka përsëritur qëndrimet e fushatës së tij zgjedhore.

“As ai vetë [Rama] nuk dyshon që Evropa duhet të reformohet”, shkruan gazeta gjermane duke cituar përgjigjet e Ramës. “Nuk shoh se diçka e tillë është kundër nesh”, citohet Rama nga “Süeddeutsche Zeitung”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *