• |
ide | kryesore

Topalli-Patozi: Basha shpalli vdekjen e PD-së

Kryesore, Lajme



Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, drejt kryetarit Lulzim Basha kanë vërshuar akuzat lidhur me çështjen e statutit të ri të partisë. Ndër kritikët më të ashpër janë Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi. Njëzëri ata thonë se e djeshmja ishte një e premte e zezë për PD-në, pasi Basha vrau përfundimisht demokracinë e brendshme në parti dhe siguroi përjetë mandatin e kryetarit pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Jozefina Topalli, ish numri dy i PD-së, në reagimin e sotëm i kujton gjithë të zezat Lulzim Bashës që prej kohës kur ai drejton partinë.

“Thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges se Lulit. Qe dje , me letra Luli do jete i perjetshem. Ai mund te humb te gjitha zgjedhjet edhe me zi se nje vit me pare , por luli aty do jete me statutin e ri. Shqiptaret do vazhdojne te ikin te pashprese nga ky vend , por luli me letra karrigen prap do e kete; Shqiperia do vazhdoje te zhytet e te vuaje nga krimi, korrupsioni e varferia, por tani qe po ben letrat e tij , askush nuk do shqetesoje me “Kryetarin e perjetshem ”. Per karrigen e vet ai e kthei PD si nje karrige me rrota, qe here e shtyn me Ramen, here me LSI, por kurre me demokratet. Jozefina nuk pajtohet kurre qe per demokratet te vendose Rama me te tjere. Natyrisht nuk hesht kur shoh vendin tim te rreshqase, kur shoh e degjoj se kryetari i opozites eshte miku i kryetarit te qeverise; nuk hesht kur shoh se kreu i opozites kontrollohet nga qeveria, sepse e di qe nje vend pa opozite eshte nje vend pa shprese; aq me shume per ne e kemi provuar shume gjate dhe me kosto shume te larte diktaturen; Refuzoj te hesht kur shoh rreshqitjen e PD drejt nje partie autokratike. Por nuk çuditem qe luli propozon shfuqizimin e 20 shkurtit, apo njerezit e tij votojne Gramoz Rucin”, thotë Topalli.

Ish-kryetarja e Parlamentit hedh poshtë atë që në media u shpërnda nga PD-ja si propozim i Bashës, që të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar ish-kryeministri, ish-presidenti dhe ish-kryetarja e Kuvendit. Sipas Topallit ky nen ka qenë më parë në statutin e PD-së, por Basha e përdor me hile për të mbuluar në opinioni publik çimentimin e postit të kryetarit të opozitës. Më tej Topalli i kërkon Bashës të dorëhiqet nga drejtimi i PD-së, për t’i dhënë mundësinë asaj partie që të ringrihet. Sot sipas Topallit, PD është parti e kunatit dhe familjes së Bashës.

Astrit Patozi nga ana tjetër kishte zgjedhur të ironizonte atë që ndodhi një ditë më paë në PD. Sipas tij statuti i ri i partisë i ngjan kushtetutës kineze, por me dallimin që në Kinë i japin mundësi të qëndrojë në pushtet pa kufizim fituesit, ndërsa në PD mbajnë si kryetar një humbës.

“Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë përjetë në atë post. Më duket pasaktësi e madhe, perveçse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kanë dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit”, shprehet Patozi.

Kritika të ashpra ndaj Bashës u thanë dje edhe nga Arben Imami, i cili mori pjesë në mbledhje, por kërkesa e tij për të diskutuar mbi rezultatin e zgjedhjeve ishte rrëzuar.

“Partia vijon të mbetet monokratike, nuk lejohen diskutimet, nuk është një ditë e bukur për Partinë Demokratike”, – tha Imami, duke shtuar se do të vijojë të marrë pjesë në mbledhjet e forumeve PD-së.

Në mbledhjen e djeshme ra në sy mungesa e Sali Berishës. Ky i fundit nuk është shprehur ende për statutin e ri të partisë, ku nuk është sanksionuar që kryetari të largohet nëse humbet zgjedhjet.

Lexo më tej: 

Basha nuk është opozita, por mallkimi i saj  

Patozi për statusin e ri të partisë: Në Kinë i japin pushtet të përjetshëm fituesit, në PD Lulit humbës 

Analiza / Lulzim Basha, një kopjac i përpiktë i Edi Ramës 

Imami: Sot është një ditë e keqe për Partinë Demokratike

©LAPSI.al 



15 Comments

  1. Xhozi me shoke, nuk kane pse merziten se nuk jane me ne kryesi apo ne pjate, sepse e kane mbyllur ciklin e tyre politik ,me te mirat dhe te keqiat e tij. Lulzim Basha gjithashtu. Nuk ka me karizem, besueshmeri . Nuk frymezon njeri, nuk ka pamjen e nje lideri. Eshte teresisht i konsumuar gati i dyshimte per shume levizje apo marreveshje qe ka bere. PD i duhet nje njeri i ri ne krye me team te ri e te rinovuar. Te vjetrit te gezojne leket e pushtetit te vjeter, dhe te bejne sehir. Eshte e trishtueshme, qe ne kete realitet terrsisht pa shprese, PD si opozite te jete ne hije, apo paterice e pushtetit.

  2. Ti dhe soji yt keni vdekur me kohe , kujtoni se jeni te perjetshem. Aty duhet bere nje raprezalje tjeter , duhen hequr minimumi edhe 60-70 % qe te behet e besueshme PD-ja .

  3. Josefina e portuzi apo si ka emrin, mund te jene ne fund te sallrs ne pd,se kenga e vjeter ka marre funde.
    PD i duhen urgjent exlerta tw gjeo-politikave,dhe industri,ekonomi,ushtrie,medicine e turizum,blegtori,e kuptushme me experte te arkitekta,se e shkatrruan dhe ngulfaten tiranen e te gjitha qytetet.
    pra,klaro per josefinen,se me poezi dhe zero ide,aktenativa,nuk avancohet shqiptaria.

  4. Josefina e portuzi apo si ka emrin, mund te jene ne fund te salles ne pd,se kenga e vjeter ka marre funde.
    PD i duhen urgjent experta te gjeo-politikave,dhe industri,ekonomi,ushtrie,medicine e turizum,blegtori,e kuptushme me experte te arkitekta,se e shkatrruan dhe ngulfaten tiranen e te gjitha qytetet.
    pra,klaro per josefinen,se me poezi dhe zero ide,alternativa,nuk avancohet shqiptaria.

  5. Gropen ku eshte PDja e ka germuar Sali Berisha; Luli thjesht e mban ne grope. Megjithe kete, ne disa vite prej tani parashikoj qe PD do humbase shumicen e elektoratit qe do shkojne te nje parti tjeter, çdo parti tjeter, jo PS.

  6. Megjithë këtë propogandë që bëjnë gazetarë e media majtiste, qoftë edhe kur shiten si kritikë të Ramës, kundër Bashës e pro Topallit, Patozit apo Imamit, duket kjartë se nuk e kanë hallin se si ta sanojnë PD po si ta shkatërojnë ate. Janë bërë tashmë tepër bajate gënjeshtrat se Basha është “mik” i Ramës, kur janë të përditëshme faktet qe i zhvlerësojnë këto gënjeshtra.
    Në një shtet demokratik ku sulmohet partia demokratike në opozitë që solli pluralizmin pas 5 dekada diktaturë, do të thoja se Lulzim Basha do të ishte me të vërtetë një “hero” i vërtetë i demokracisë, nëse do të dijë të përballet megjithë këtë lukuni keqdashëse.

  7. Vallen dyshe e hedh Joefina e Patozi, muziken e kane falas nga RAMA. Honoraret jane te majme, deri kure do vazhdojne shfaqien keta smires, sepse me zotesite, e rregullat qe kerkojne sot, muk i kane zbatuar, e kerkuar kur ishin me pozita shteti e partie. Ne se me pak vemendje, ne analizat e kritikat e tyre gati sa nuk thone , e me vrejtjet qe i sajojne, e bejne terkuze. ebejne Z BASHA sikur eshte KM. jo kryetar partie. Kera kritizer partie nuk shohin skandalet e kesaj qeverieqe nuk kane te sosur, per ata kjo sikur nuk ekzisto, por vetem se kush te jete kryetar partie, a per te kapur ndonji post. Meshire, per njerez karieriste, e mizanskine, qe mendojne te kapim, c;te kapim poper problemet qe ka sot ky popull ,,,,,,,,pune e madhe……….

  8. Që PD nxori nga vetja disa karrieristë të sëmurë duke i futur në “karantenë”, kjo nu fo të thotë që paska “vdekur” PD, por që e keni vënë ju veten në grahmat e vdekjes politike.
    Parimi themelor i demokracisë, është respektimi i vullnetit të shumicës sigurisht pa e përjashtuar debatin e mendimit ndryshe.
    Këtë ka bërë Basha edhe me ju. Nuk ju trajtoi si të “vdekur” siç e cilësoni ju gjithë Partine demokratike, nëse nuk qenkeni ju në pozita drejtuese.
    Që Bushati propogandon mendimin tuaj për të denigruar Bashën, a mos me këtë mendoni se jeni në rrugë të drejtë ?
    Është po ky Bushat që ulërinte me urrejtje kundër të parës femër shqiptare kryetare e Kuvendit, vetëm se i përkiste “kllasës armike” të komunizmit.
    As është kujtuar ndonjëhere ish partia e punës sot PS, që të meret me nënkryetarë anemikë të PD si Patozi apo Topi, të përceptuar edhe nga antarësia e gjërë e PD si njerëz as mish as peshk.
    Të gjitha artileritë e propogandës e urrejtjes ja kanë drejtuar Berishës e Bashës sepse tek këta liderë të PD shihnin rrezikun e deshtimit , duke ja pasur frikën performancës së tyre.
    A keni dëgjuar ndonjëhere llapaqenët e Ramës qe të meren me Aleksandër Meksin ?
    Përse heshtin për te ?
    Sepse nuk shihnin tek ai ndonjë kundërshtar të “rrezikshëm”
    Është e provuar e faktuar se po të mori në mbrojtje kundërshtari politik, dihet se të vlerëson si pjesë e tij.
    Një gjë duhet ta kenë të kjartë gjithë shqiptarët.
    Në shekullin e XXI nuk mund të drejtohen e te qeverisen vëndet nga gazetarë, shkrimtarë, piktorë e aktorë.
    Në këtë kohë të shpërthimit të revolucionit tekniko-shkencor, qeverisjen profesionale mund ta bëjnë vetëm politikanë me profesionet e juristit e ekonomistit me formim në universitetet më prestigjioze të perëndimit.
    Shtet demokratik do të thotë shtet ligjor.
    Shteti ligjor mund t’ju përmbahet ligjeve demokratike por edhe ligjeve diktatoriale.
    Duke u nisur nga realitetet historike shqiptare, sado që ta paraqesin veten juristë e ekonomistë të arsimuar në kohën e diktaturës enveriste si espertë të këtyre fushave, apo që kanë evoluar në bindjet e tyre politike, ata nuk mund të krahasohen farë me juristë e ekonomistë të rij të formuar në perëndim.
    Piktori mediokër Edi Rama jo e jo që nuk mund të krahasohet me juristin e ri të shquar e vlerësuar edhe nga OKB,
    z.Basha, por me te është shumë larg të krahasohet edhe juristi Xhafaj, që u formua me ligjet e diktaturës.

  9. hajde pra ne qeverin e re,josefina ministre e turizmit,a potuzi minister i lojrave te kazinos.
    a ju konvenojn kto poste.

  10. Gagaci Patozi dhe “Pulitikania” Topallica kane nje jete si nen/Kryetar te PD pas bythes Berishes. Deri kur ne 2013 te tre tok, bashke me ate Boden si Sekretar Partie i mbetur ne tentative, e gremisen PD ne humbje duke qene ne qeveri!
    Me kaq ato nuk kane goje fare te flasin sot kunder Bashes qe humbi vjet kunder nje pushteti droge qe ministrin e brendeshem e kish njekohesisht dhe ne krevat me Habilajt!
    Por keta dy karagjoze e ca tjere pas tyre, perfitojne nga zelli i disa mediave pro-qeveri qe i marrin per te vetmen arsye qe te sulmojne Bashen. Vetem per kete fakt akoma shohim surratin e patinuar me llak te Topallices apo degjojme akoma belbezimet e gagacit Patozi.

  11. Per popullin e vuajtur shqiptar diferenca ne mes viteve 80-t dhe te sotmes ashte se, ne vitet 80-t ne e dinim se ekzistonte nje e keqe qe po e jetonim, dhe nje e mire e padukshme qe shpresonim. Sot dime per ekzistencen e dy a me shume te keqijave dhe pasigurine e ndonje te mire per te shpresuar.

  12. Sulmi qe i behet Bashes nga ish drejtues te PD, nuk eshte i drejte, as i moralshem. Sigurisht qe Basha eshte pjese e marreveshjes se madhe politike te bere nga te dy kampet. Cdo 8 vjet tia dorezojme pushtetin njeri tjetrit, ne menyre qe te mbrojme pasurite dhe pronat e krijuara nga korrupsioni dhe trafiqet ti gezojne, dhe tia hedhin drejtesise. Pse ju mendoni se nuk e di Rama, se kush i menaxhon leket e Bashes!!! Po basha nuk e di se kush i pastron leket e Rames!!Kryesisht jane te njejtet “biznesmene” dhe lobe nderkombetare. Po keshtu dhe te Ilir Metes. Ke goditi drejtesia nga ish ministrat e PD ne kohen e Rames!!! Po Berisha ke goditi nga ish min e Nanos!! Ndaj o njerez , prisni rradhen me qetesi, dhe jeta vazhdon. Thika tashme ka hyre ne kocke, por shqiptaret kane lindur per te vuajtur. Basha Patozi Topalli jane milionere ne valute, jane provuar, dhe asgje te re nuk do te sjellin ne kete vend. Keta qe po qeverisin , dhe me te pasur. Ndaj mos. e merrni me emocion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *