• |
ide | kryesore

Aksident në Lushnje, makina përplas për vdekje motoçoklisitin

Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një presoni ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në Lushnjë.

Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur rreth orës 04:10, në fshatin Grabian në vendin e quajtur “Tre Urat”.

Njoftimi

Më datë 22.04.2018, rreth orës 04:10, në fshatin Grabian në vendin e quajtur “Tre Urat”, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan, Lushnje është përplasur me një mjet tip “Motorçikletë”.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, shtetasi I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabjan.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *