• |
ide | kryesore

Allison Mack përballë trupit gjykues, e akuzuar për trafikim seksual

Paparazzi, Slider



E njohur për publikun shqiptar në shfaqje të ndryshme televizive, Allison Mack është paraqitur para trupit gjykues për t’u përballur me akuzat mbi trafikimin seksual. Ajo dyshohet të ketë shërbyer si mentore dhe ka ndihmuar në operacionet e ndryshme të trafikimeve.

Në gjykatë vendimi i marrë për të është paraburgim dhe se ajo duhet të paraqitet në një tjetër seancë ku do të merret edhe vendimi përfundimtar për aktoren. Sipas prokurorëve “Allison Mack rekrutonte vajza dhe se i gjithë operacioni dhe grupi bashkëpunues drejtohej nga Keith Raniere.

Aktorja në këmbim të punës së saj ka fituar disa përfitime financiare që arrinin në shuma të ndryshme, por gjykimie të tilla në trupin gjykues zakonisht dënohen nga 10 deri në 15 vite burg vetëm për akuzën e trafikimit seksual.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *